Albspirit

Media/News/Publishing

Hafize Elshani: Kur nuk ke vlerë mos ‘shit’ moral

 

 

Kur nuk ke vlerë mos ‘shit’ moral…

Ka ardhur koha ku vajza shet veshkën për një ‘iPhone’, djali shet një organ tjetër për një BMW, ka ardhur koha ku vajza shet moralin e saj për disa para,  ka ardhur koha ku djali humb nderin e vet me një femër të pandershme vetëm pse ajo është e bukur, kohë si kjo ku vajza nuk di se ku ekziston libraria pasi ajo ndjek klubet e natës,  kohë si kjo ku djali mban përdore një vajzë gati e gjitha e zhveshur vetëm që shokët të thonë “sa femër të fortë e paska”, ka ardhur koha e mbas kohës kohë mbi kohë e kohë pa kohë.

Moj e mjera kohë çfarë po ndodh?

Ku na mbeti fytyra e kush na mori atë,  mos je pikërisht ti kohë?  Vajza e vogël në vend të lëpirseve po i zëvendëson me cigare, vajzat ku nuk dihet a është kukull apo femër sepse asaj të shkretës nuk i pëlqeu vetja dhe iku u bë si një barbie duke rendur në spitale për ndërhyrje kirurgjike-estetike. Një djalë si ty që rri vetëm duke u sjellur pa punuar, me para të prindërve, herë një kafe e herë në një tjeter, një djalë si ti që në vend të CV-së për të aplikuar për pune, ti mban në duar çelsat e veturës tënde luksoze që nuk i dihet prejardhja se nga e more?

Vajzë si ty që ndjek çdo lëvizje të “VIP- ave”, që çfardo që bën Kim Kardashian bën edhe ti sepse për ty është e rëndësishme trupi yt e jo mençuria.

Ti që luan rolin e një femre të fortë e të ndershme mos harro që ndershmëria nuk falet e as nuk blihet andaj ty nuk të takon të flasesh për të, ti djalë që flet mbi moralin tërë ditën e në mbrëmje keqpërdor çdo femër që të del para, mbylle të lutem, ti nuk mund të na japësh mend për moralin.  Flasin për moralin mbi moralin e thuhet e shkruhet për të, politikanë, qytetarë, manjakët flasin për të, idiotët, hipokritët, madje për moral flasin dhe të pa moralshmit.

Morali sot definohet nga kushdo dhe sido. Çdokush i jep definicionin që i pëlqen për t’u treguar i moralshëm! Shumë njerëz e ndjejnë të nevojshme që morali duhet të jetë i rregulluar nga feja? Në qoftë se një gjë është e moralshme apo jo, nuk varet nga çka shkruhet në një libër feje apo nga një mesazh që përcillet. Tek karakteri i njeriut hyn dhe ndershmëria, që përfaqson përqindjen më te madhe të karakterit. Ndershmëria nuk përfaqëson vetëm çështjen morale, por ajo përfaqëson dhe shumë cilësi tek njeriu, që merr kuptimin i ndersheë. Këto cilësi janë të shumta si psh: të mos vjedhësh, të mos gënjesh, të mos mashtrosh, të mos presësh njeri në besë, të jesh korrekt me të tjerët dhe kryesorja të jesh i ndërgjegjshëm për veprimin që bën.

Por sot është shumë e vëeshtirë ta gjesh një njeri të tillë, e sidomos në Kosovë, ku jeta e veshtirë i ka detyruar njerëzit të mos jenë të ndërgjegjshëm, të gënjejnë, të vjedhin dhe te bëjnë gjithçka të pamoralshme për të siguruar jetesën. Por ai njeri që mendon me logjikë, se ndershmëria është një cilësi nga më të larta të njeriut, nuk e humb atë, por mundohet ta ruaj brez pas brezi.

Pra ti, që shokut tënd kur ta poston nënën e tij në Facebook i komenton më mirë një koment të tillë, shko thuaj nënës tënde sepse ajo është e mërzitur nga ti që vetëm bërtet, pra mos shit moral tek dikush tjetër, pra kur nuk kë vlerë mos shit moral.

Ti që profilin tënd të Facebookut e ke të mbushur me ‘share për humanity’, mos harro atë që ti vërtet je, që në sheshet ku ka lypsarë ti me shoqet e tua talleni me ta dhe qeshni nga arroganca juaj e pashpirt, andaj mos ‘shit’ moral në rrjetet sociale, kur nuk ke vlerë mos ‘shit’ moral.

Kur nuk ke vlerë mos ‘shit’ moral, morali është gjithçka, por jo për secilin, sepse secili nuk do ta dijë mbi vlerën e tij.

 

Please follow and like us: