Albspirit

Media/News/Publishing

Rakipllari-Lorenc Vangjelit: “Je idiot, budalla, gomar/Plas sherri në “Opinion”, Fevziu fut reklamat

Ka degjeneruar në ofendime personale debati mes dy tëh ftuarve të mbrëmjes së të martës në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Robert Rakipllari i është drejtuar analistit Lorenc Vangjeli me një sërë fyerjesh.   “Je idiot! Gomar! Çfarë të të them unë ty. Ta kam thënë dhe po ta them sërish” – i tha Rakipllari, Vangjelit.

Vangjeli i është kthyer se ai “ka një nivel që nuk ja vlen të merresh”. Pas kësaj Rakipllari ka shtuar: “Me ty po tallet i gjithë Facebook. Thonë që je një gomar”. Drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu ka tentuar të ndërpresë sherrin, por duke parë që situata mund të dilte nga kontrolli kërkoi nga regjia të futeshin reklamat.

Please follow and like us: