Rama drejt largimit të sigurt si pjesë e problemit…
Të gjithë po pozicionohen kundër Ramës duke e stigmatizuar atë si problemin. Këtë qëndrimi që po konsolidohet cdo ditë po e ushqen edhe vetë Rama, i cili po bën ekzaktësisht të kundërtën e asaj që i kërkojnë të gjithë të tjerët të bëjë. Rama në mënyrë direkte apo indirekte, eksplicite apo implicite, qoftë edhe kur shprehet i gatshëm për dialog thotë: jam i gatshëm të lëshoj gjithcka përvec karrikes së kryeministrit. Edhe ai vetë e kupton se ky është një qëndrim i parsyeshëm por nuk gjen forca për të vepruar ndryshe sepse është i paaftë të zgjidhë dilemën mes ‘fundit të tmerrshëm” dhe “tmerrit pa fund”…
Rama cdo ditë e më shumë po bindet se po doli nga zyra e kryeministrit nuk do të mund të futet më kurrë aty, Pra e shikon largimin nga posti i kryeministrit si fundin e tmerrshëm. Duket që kjo paranojë po e mbërthen cdo ditë e më shumë… Kjo sigurisht e ka izoluar dhe e ka bërë më të vetmuar, duke i krijuar perceptimin se të gjithë, përvec kupolës së ngushtë, ndjehen më të cliruar dhe më të sigurtë jasht kontrollit dhe arrogancës së tij. Prandaj ata po largohen dhe në ditët në vijim edhe më shumë do ti largohen. Të gjithë presin që ia të vetëlargohet duke mos përjashtuar që në momentin e përshtatshëm edhe ta largojnë.
Të gjithë forcat politike kërkojnë largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë si kushtin e vetëm për të hapur rrugën e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Këtë e kërkojnë haptas PD dhe të gjithë forcat opozitare. Kjo nënkuptohet nga propozimi i LSI. Kjo nuk përjashtohet edhe nga propozimi i PDIU…Kjo me shumë gjasa është një dëshirë e socialistëve të zemëruar me Rilindjen. Madje kjo qarkullon edhe në kokën e atyre personazheve që kanë ambicjen për ti zënë vendin duke e konsideruar këtë si momentin e volitshëm për të projektuar të ardhmen e tyre në krye të PS, po ashtu sic Rama kishte vepruar 12 vjet më parë.
Me frikën e madhe të largimit nga zyra e Kryeministrit që po e shtyn cdo ditë e më shumë në vetëizolim Rama është tashmë pjesë e problemit, madje në një gjëndje të pakthyeshme. Ai po rrëshqet drejt përplasjes që mund të jetë e “butë” si një përplasje politike në parlament ose e “fortë” si një përballje me qytetarët në protestë. Por në cdo rast Rama është vetëm një hap larg largimit se e ka konsumuar kohën e vetëlargimit. Rama duke qënë një frikacak tipik edhe mund të vetëlargohej por frika këtë rradhë është përtej limiteve tipke për të duke e shtyrë të ngurtësohet në karriken e kryeministrit dhe për pasojë duke e zhvendosur në trajektoren e largimit të ‘butë” ose “të fortë”. Opozita në mbështetje të qytetarëve në protestë është e gatshme për të dy opsionet kurse aleatët po përpiqen më shumë ta fusin në trajektoren e largimit të “butë”. Një gjë është e sigurtë, Rama nuk mund të jetë më pjesë e zgjidhjes dhe do të largohet si pjesë e problemit. Të gjithë po ashtu e perceptojnë si humbës dhe jo si fitues dhe përgjithsisht aleatët nuk dëshërojnë të jenë në një varkë me të ndonëse ka ndonjë që llogarit se mund të përfitonte më shumë duke qëndruar me humbësin të cilit do të jepte një të shtyrë duke u hedhur në anën e fituesit pas zgjedhjeve…Dhe kjo gjëndje natyrisht do jetë me pasoja edhe në rezultatin zgjedhor që do të jetë katastrofik për Sektin Rama, rezultat që të gjithë, aleatë apo kundërshtarë, e dëshërojnë dhe e presin me padurim. Dhe Rama e ndjen këtë gjë e cila e shtyn të saldohet më fort pas kolltukut të kryeministrit e kështu vice versa.