Albspirit

Media/News/Publishing

Bojaxhi depoziton në KQZ firmat për regjistrimin e partisë së tij të re

Gjergj Bojaxhi regjistroi sot ne KQZ kërkesën për përfshirjen e Partisë “Sfida” për Shqipërinë në zgjedhjet e 18 Qershorit. Bojaxhi depozitoi ne KQZ firmat e mbledhura sipas detyrimit te kodit zgjedhor per te bere te mundur regjistrimin e Partise me te re politike ne vend. Kjo do te jete sfida e pare politike per Bojaxhi ne nje pale zgjedhje politike ku do te testoje jo vetem veten, por edhe publikun ne Shqiperi nese ka ende nevoje per alternativa te reja politike. Pas dorezimit te firmave ne KQZ Bojaxhi shperndau nje njoftim per mediat ku pershkruhen aresyet e vendimit te hyrjes ne zgjedhjet e qershorit.
Deklarata
“Sot dorëzuam firmat e mbledhura për t’u regjistruar për zgjedhjet.
Por, pasi arritëm shifrën e kërkuar nga KQZ prej 5000 mijë vetësh, nuk e ndalëm mbledhjen e firmave. Kjo, sepse donim t’i jepnim mundësinë kujtdo që kishte dëshirë, që të mund të bashkonte zërin me ne për t’i dhënë një mesazh kësaj klase politike:
Ne jemi shumë!! Jemi shumë të pakënaqur nga kjo klasë politike. Jemi shumë që ndihemi të papërfaqësuar. Jemi shumë që mendojmë se problemet e Shqipërisë burojnë nga këta politikanë që kemi. Por ne mendojmë se zgjidhja është e mundur dhe ajo do të vijë nga qytetarët.
SFIDA për Shqipërinë do të garojë në këto zgjedhje si alternativa e vetme që nuk ka lindur nga nevojat apo llogaritë e politikanëve, por si një organizim i njerëzve që nuk munden më. Që duan të jenë pjesë e fillimit të fundit të kësaj klase politike”.

Please follow and like us: