Albspirit

Media/News/Publishing

Veliaj: Shkojmë në zgjedhje pa opozitën, ajo s’ka çfarë ofron

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i ndodhur përkrah Edi Ramës deklaroi sot se në zgjedhje shkojmë edhe pa opozitën. Sipas tij, PD nuk ka çfarë ofron ndaj kërkon qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve.

“Puna e Pazarit të Ri është si politika. Ja për shembull, ju thatë që Pazari i Ri do hapej në 14 mars, e po atë ditë u hap. Ca tezga u ishin hapur, e as ca dyqane. Por s’ka problem. Nëse nuk mund ta marr domate te ai që kishte zgjedhur mos të hapte tezgën, s’prish punë, se i marr tek tjetri ngjitur.
Në 18 qershor secili të vijë te tezga e vet, kush nuk vjen, punë e madhe, ka tezga plot. Por kur s’ke produkte e ofertë, s’ke si del tek tezga”, tha ai duke ironizuar PD-në.

Me tej vazhdoi “arsyeja e vërtetë nuk ka të bëjë me vjedhjen e zgjedhjeve, por sepse nuk kanë një ofertë. Unë fitova në Tiranë me një diferencë të madhe, e nuk vodha asnjë votë. Puna dhe projektet krijojnë besimin. Ne do të takohemi në 18 qershor, për t’iu treguar çfarë projekti kemi”.

Deklarata u bë gjatë inaugurimit të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Tiranë, ku merr pjesë edhe Kryeministri.

Please follow and like us: