Kina dërgon zv/kryeministrin në Shqipëri
Zv./kryeministri i Kinës Zhang Gaoli do të vizitojë Shqipërinë, në kuadrin e një turneu në Europën Lindore. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, Hua Chunying, noftoi se me ftesën e qeverisë së Rusisë, Estonisë, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Kazakistanit, zv./kryeministri Zhang Gaoli do t’i vizitojë këto pesë vende nga data 11 deri më 19 prill. Ai gjithashtu do të marrë pjesë në mbledhjet e bashkëpunimit dypalësh mes Rusisë dhe Kazakistanit. Marrëdhëniet e Kinës me 16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, duke përfshirë Estoninë, Slloveninë dhe Shqipërinë kanë njohur një zhvillim të shpejtë vitet e fundit sajë mekanizmit të bashkëpunimit “16 + 1”.
Please follow and like us: