Albspirit

Media/News/Publishing

Europa në vendin e parë për faqet pornografike të fëmijëve

Europa ka zëvendësuar Amerikën e Veriut për krijimin dhe aksesin në faqet e pornografisë së fëmijëve me 60% të shikueshmërisë së përgjithshme, sipas një raporti të publikuar  nga Observatori Britanik i Internetit (Internet Watch Foundation). Sipas raportit, 60% e URL-ve me pornografinë e fëmijëve janë identifikuar në Evropë duke përfshirë Rusinë dhe Turqinë, me një rritje prej 19 për qind krahasuar me vitin 2015. Amerika e Veriut kaloi e dyta me 37% nga  57% që ishte në vitin 2015.

Vetëm Holanda përfaqëson 37% të totalit, e pasuar nga SHBA me (22%, ose 12 492 faqe të internetit), , ndërsa më pas vijnë Kanadaja (17%, 8,803 faqe), Franca (11%, 6.099 faqe) dhe Rusia (7 %  ose 4.176 faqe të internetit). 94% e faqeve ofrojnë shërbime falas dhe nuk kërkojnë pagesa as për imazhet e përdorura. IWF synon e heqjen e këtyre imazheve, duke vlerësuar punën e mirë të bërë nga kompanitë amerikane të teknologjisë kundër këtij lloj krimi.

http://www.huffingtonpost.gr/2017/04/03/diethnes-europi-paidiki-pornogra…

Please follow and like us: