Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Tabaku: Kapja politike e AMF

Sot në krye të Agjencisë për Mbikëqyrjen Financiare është vendosur ish-deputeti i Partisë Socialiste. Nuk jam marrë e nuk merrem kurrë me kolegët, por uzurpimi politik i institucioneve të pavarura që ka ndodhur në këto 4 vite është i paprecedentë. Vendosja e ish deputetit është një tregues i botëkuptimit totalitar që kryeministri ka për institucionet. Ai i mendon ato ose si objekt shantazhi ose si objekt miklimi ndaj

Të gjithë jemi në dijeni se shkarkimi i drejtueses së djeshme të agjencisë nuk qe për arsye performance.

Ish kryetarja e Agjencisë u miratua vetëm një vit më parë me propozim të PS dhe në rezolutën e kaluar në kuvend në dhjetor të vitit të kaluar, propozoheshin rekomandime për zbatim për tregun problematik të sigurimeve por asnjë masë për ndërrimin e kreut.

Pra, kush është arsyeja që kryeministri shkarkon ish kryetaren dhe emëron ish vartësin e tij? Asnjë arsye më shumë se sa kapja politike e

Sot, kapja politike e AMF është në vazhdën e kapjes politike të pjesës më të madhe të institucioneve të pavarura. Mbas Autoritet të Medias, Autoritetit të Konkurencës, Komisionerit për të Dhënat Personale, Institutit të Statistikave dhe nisjes së procedurave për Avokatin e Popullit pa opozitën (ndryshe nga sa u veprua dje nga Partia Demokratike në qeverisje), radhën e pati dhe AMF.

Në fillim të 2013 kur Kryeministri premtonte majtas e djathtas, theksonte se djemtë e vazjat më të mira që kanë studiuar jashtë do të vijnë në krye të institucioneve të pavarura. Sigurisht si shumë premtime të tjera dhe ky u harrua. Më i rëndësishëm është pushteti.

Çdo gjë në funksion të tij. Sot administrata publike është mbushur me militantë partie duke humbur kujtesën institucionale. Institucionet e pavarura drejtohen nga deputetë, vartës të kryeministrit apo dhe ish funksionarë të lartë të PS.

Krimi ndaj institucioneve vazhdon edhe sot, ku Rama Republika ka hapur para zgjedhjeve 2500 vende me kontratë 3 mujore në administrate. Godinat publike janë shndërruar në selitë apo zyra të propagandës së pushtetit. Duke rikonfirmuar se qëllimi përfundimtar i kryeministrit është dhunimi i zgjedhjes, se kryeministri vuan nga ndjesia për të zgjeruar pushtetin e tij deri në institucionin e fundit që mban demokracinë në këmbë.

Ai po përpiqet sot që nga zyra e tij të prodhojë edhe opozitën e re. Duke na kujtuar thënien e famshme të regjimit komunist “I gjithë pushteti në dorë të sovjetëve”!

Prandaj kjo duhet të ndryshojë! Përpjekja 46 ditore e shqiptarëve është akti më i guximshëm dhe qytetar për të rrëzuar autokracinë dhe mendësinë totalitare të qeverisë dhe rilindjes. Përpjekje që do të kulmojë me krijimin e demokracisë institucionale që nuk do të jetë në shërbim të një pale por në shërbim të qytetarëve. Kushdo që ka frikë nga kjo demokraci përpiqet të minojë institucionet dhe kërkesat legjitime të opozitës.

Please follow and like us: