Shtyhet sërish vendimi për Haradinajn në Francë
Ka përfunduar seanca gjyqësore në Colmar të Francës, ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Trupi gjykues në Colmar të Francës ka deklaruar se me datën 27 prill do të merret vendimi lidhur me akuzat e bëra nga shteti serb në drejtim të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ish-Komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se e drejta do të fitoj.
“Është vendosur që vendimi të merret me 27 prill. Deri atëherë po presim edhe pak. Faleminderit të gjithëve. Jemi në të drejtën dhe e drejta ka me fitu. Është prit që vendimi nuk do të merret sot. E drejta fiton”, ka thënë Haradinaj pas përfundimit të seancës.
Ai më tej ka thënë se në vitin 2009 ka dal e verëtët, pasi ai është shpallur I pafajshëm nga Tribunali i Hagës.