Albspirit

Media/News/Publishing

Daçiç pranon gjenocidin serb në Kosovë?

Ka mjaftuar deklarata e Presidentin Hashim Thaçi, se po përgatiten për ushtruar padi ndaj Serbisë për gjenocid, që të çohen në këmbë autoritetet serbe. “Jemi duke bërë analiza të të gjitha fakteve dhe rrethanave që të jetë një proces i pakontestueshëm, nga autoritetet e drejtësisë ndërkombëtare.

Prandaj, duhet të jemi të kujdesshëm, që gjithçka të jetë e rregullt, e ligjshme, legale, sipas standardeve ndërkombëtare dhe të pranueshme për diskutim me autoritetet përkatëse të drejtësisë ndërkombëtare.

Sepse, jam i bindur apo jemi të bindur, se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Nëse, në Bosnjë dhe Hercegovinë, është fshehur pas grupeve paramilitare apo individëve dhe formacioneve të tjera që kanë qenë atje, në Kosovë, Serbia ka kryer direkt, dhunë, vrasje spastrim etnik dhe gjenocid të urdhëruar nga hierarkia më e lartë politiko-ushtarake”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, zyrtarët serbë Ivica Daçiç dhe Aleksandër Vulin, i kanë quajtur provokime deklaratat e Thaçit, ndonëse kanë pranuar gjenocidin serb në Kosovë. “Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe nuk ka të drejtë të padisë në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë”, ka thënë Daçiq në kumtesë. Por, sipas njohësve të çështjeve të drejtësisë, Kosova mund ta bëjë padinë nëpërmjet Shqipërisë.

Please follow and like us: