Albspirit

Media/News/Publishing

Kërkesat për qeveri teknike apo besimi, janë alibi për të krijuar kaos. Qëllimet dihen…

Gjergj Bojaxhi

Një përgjigje jo vetëm për një qytetar, i cili ka shkruar fjalë për fjalë pas prezantimit tim si përfaqësues i Sfidës për Shqipërinë në emisionin ‘Studio e hapur’, në News 24.

**

I nderuar z. Bojaxhi. Mar shkas nga emisioni i mbremshem. Jam nje votues i majte per me shum respekt per Ju si person dhe punen tuaj. Mendimi im: Si bihet kaq lehte ne kurthin Meta, Basha. Ne cilin vend te botes demokratike behen pazar kushtetutat? Ku diskutohet per gjerat e sanksionuara ne Kushtetute? Ju kujtoj rastin e mareveshjes se kryemin. Finlandez me Hitlerin ne luften e dyte boterore te cilen e respektoi edhe Hitleri, banditi me i madh i njohur….. Maksim rapo

**

Në respekt të historisë, dua të sqaroj se marrëveshja që ju pretendoni mes Hitlerit dhe krm finlandez në Luftën e Dytë Botërore, është e pasaktë: Ishte Stalini që nisi drejt finlandezëve një delegacion me kushtet e tij per te grabitur territore te Finlandes dhe finlandezët e lanë pa fjalë: u përgjigjën në formë të prerë:-JO. Ishte e pabesueshme që një vend i vogël me tre milion banorë t’i kundërvihej Armatës së Kuqe dhe Bashkimit Sovjetik. Atë kohë u bë e njohur një batutë finlandeze: rusët janë kaq shumë dhe vendi ynë është kaq i vogël- ku do të gjejmë tokë që t’i varrosim të gjithë.’

Në vijim të argumenteve tuaja rreth politikës së ditës dhe çorbës që po përpiqen të gatuajnë forcat e mëdha politike, mendimi dhe qëndrimi im ka qenë dhe është i qartë:

‘Sfida u krijua si alternativë e re duke ‘ u betuar’ mbi dy dokumente kryesore: Kushtetutën e Shqipërisë dhe Vullnetin e popullit, ose sovranit.

Për aq kohë sa ekziston mundësia që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre, është e padobishme, e gabuar dhe djallëzore historia e ndërprerjes së procesit të zgjedhjeve.

Historitë me qeveri teknike, qeveri besimi a ku di unë, thjesht janë lëvizje diabolike për të sjellë kaos, për të krijuar alibinë e humbjes së pushtetit të mundshëm nga partitë e radhës.

Fakti që këto dy qeveri të menduara nga liderët e partive kryesore mendohet të shpiken nga vetë kjo kastë politikanësh, nuk sjell asgjë të re për mijëra votues, përveç faktit që atyre iu mohohet e drejta e votës.

Ndaj, kushdo qytetar qoftë, i majtë apo i djathtë, historitë me greva e çadra, me qeveri (anti)besimi apo qeveri (pseudo) teknike, e kupton se këto janë përpjekje për të ndalur zhvillimin normal të proceseve demokratike në Shqipëri.

Njëlloj si finlandezët, edhe unë, si përfaqësues i Sfidës për Shqipërinë, po shkruaj një mesazh për dy partitë e mëdha që luajnë kaq pa mëshirë mbi vullnetin e sovranit: Ndoshta klasa politike që ka qeverisur apo po qeveris me aleancat e tyre të fshehta apo të hapura ka kaq shumë mëkate, sa ne, të pastër e të përzgjedhur për shkak të parimeve mbi të cilat kemi krijuar Sfidën Për Shqipërinë nuk do kemi ujë boll për të hedhur nga një kovë mbi kokat e tyre të korruptuara dhe hipokrite.

Por kemi një mundësi të artë: të shkojmë në zgjedhje, të shprehim vullnetin e lirë dhe pastaj, iu bëjmë autopsinë si qeverive të besimit apo atyre të mashtrimit.

Please follow and like us: