Sekretarja e MPJ italiane: Vendi i Ballkanit në BE
Nuk do të ketë asnjë integrim dhe asnjë zgjerim të Bashkimit Evropian pa një bashkëpunim rajonal dhe kjo nënkupton se duhet të punojmë së bashku mbi çështje konkrete, deklaroi sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Jashtme italiane, Elisabetta Belloni duke hapur punimet e konferencës së organizuar sot nga Farnesina dhe nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare (IAI), në prag të takimit të Procesit të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Trieste më 12 gusht.
”Italia e ka mbështetur gjithmonë integrimin e Ballkanit në BE”, shtoi ajo.
”Për ne, në çdo takim ndërkombëtar, kjo është një moto”, theksoi Belloni.
”Është e vërtetë që pas procesit të fundit të zgjerimit, 15 vite më parë, ra entuziazmi dhe u ndje lodhja, por Italia vazhdon të punojë në këtë drejtim”, tha ajo.
”Bashkimi Evropian duhet të jetë i hapur për të gjitha vendet që respektojnë vlerat e tij dhe që kanë ndërmend t’i çojnë përpara. Ne duam që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë aktive e kësaj faze të re. Ai është pjesë e së njëjtës hapësirë ku ndajmë histori dhe vlera”, theksoi sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Jashtme italiane, Elisabetta Belloni.