Albspirit

Media/News/Publishing

Peleshi: Nuk është faji ynë nëse LSI s’ka ofertë për votën

Zv.Kryeministri Niko Peleshi, ka paralajmëruar ditë të qeta për Partinë Socialiste deri në 18 Qershor. Nga qyteti i Korçës, Peleshi theksoi se PS respekton Kushtetutën dhe datën e zgjedhjeve, ndërsa thumboi dhe LSI-në.

“Për ne si Parti Socialiste ditet do jene te qeta deri me 18 Qershor sepse jemi partia ne qeverisje dhe ne respektim te kushtetutes sepse respektojne daten e zgjedhjeve”.

Peleshi tha se nuk është faji i PS-së që parti të tjera, brenda apo jashtë koalicionit nuk kanë asnjë ofertë për votën, duke thumbuar edhe LSI-në në këtë mënyrë.

“Nese partite e tjera brenda apo jashte koalicionit, kjo ka pak rendesi ne te gjithe spektrin politik, nuk kane oferte per zgjedhjet kjo nuk eshte pergjegjesia jone, pergjegjesia jone eshte qe te krijojme te gjitha kushtet qe cdo parti qe ka nje oferte qe ka dicka per te thene ne kembim te votes qe do u kerkoje shqiptareve, ta ushtroje kete te drejte lirisht”- tha Peleshi.

Peleshi nënvizoi edhe çfarë PS sjell si ofertë në zgjedhje:

“Shqiperia ka nevoje per me shume vende pune por ne keto kater vite kemi shtruar rrugen permes konsolidimit te shtetit ligjor dhe reformave për të ecur me shpejtësi në rrugen e punesimit. Kete e sjellim si oferte ne zgjedhje”, tha Peleshi.

Please follow and like us: