Albspirit

Media/News/Publishing

Kryeministrja britanike ia bën të qartë Vuçiçit, mendimin për Kosovën

Kryeministri britanike Theresa May ka përgëzuar kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç për zgjedhjen e tij si President, dhe njëherit ka përshëndetur angazhimin ndaj reformave në këtë vend. Ajo ka theksuar se Serbia luan një rol qendror në sigurimin e stabilitetit në rajon.

“Serbia luan një rol qendror në sigurimin e stabilitetit në rajon dhe unë shpresoj se gjatë presidencës së tij do të vazhdojë të bëjë përparim në dialogun me Prishtinën dhe normalizimin e marrëdhënieve, të cilat janë thelbësore për paqen,” thuhet në letrën e urimit të saj ndaj kreut të Qeverisë serbe, transmeton Klan Kosova.

Please follow and like us: