Albspirit

Media/News/Publishing

Tusk: BE do të punojë me SHBA për ndërprerjen e tmerrit në Siri

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka përkrahur veprimin e SHBA’së kundër regjimit të Assadit në Siri, duke thënë se BE’ja do të punojë me SHBA’në për ta ndërprerë tmerrin në Siri. Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka thënë se sulmi i SHBA’së tregon se nevojitet vendosmëri përballë sulmeve kimike, transmeton Gazeta Express.

“Sulmi i SHBA’së tregon se nevojitet vendosmëri përballë sulmeve kimike. BE’ja do të punojë me SHBA’në për ta ndërprerë tmerrin në Siri”, ka thënë Tusk.

Shumica e vendeve perëndimore kanë përkrahur këtë iniciativë të SHBA’së për ndaljen e luftës që po ndodh tash e 3 vite në Siri nga forcat qeveritare të Assadit, Presidentit sirian.

Please follow and like us: