Albspirit

Media/News/Publishing

Adriatik Llalla transferon 5 oficerë të Policisë Gjyqësore të Tiranës

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka firmosur së fundi urdhra transferimi për 5 oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë Tiranë. Burimet thonë se të transferuarit janë:

Llazar Tuni në Lushnjë
Martin Hicka në Pogradec
Valbona Basha në Elbasan
Genti Plaku në Lushnjë
Darling Muja në Dibër

E çuditshme është se në asnjë prej urdhrave të transferimit nuk jepet motivacioni për këto lëvizje dhe se janë të pabazuara në ligj.
Burimet shtojnë se pritet që oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës ta ankimojnë në Gjykatën Administrative vendimin e transferimit të tyre.

Please follow and like us: