Gafa e Ramës në përgjigjen që i kthen Voltana Ademit
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në Shkodër ku takoi disa të rinj dhe si çdo herë që shkel në këtë qytet sulmoi kryebashkiaken e propozuar nga PD, Voltana Ademi. Kreu i qeverisë foli për lënie në mëshirë të fatit të Urës së Bunës dhe për paaftësi nga ana e bashkisë së drejtuar nga Ademi. Kjo e fundit reagoi duke shpjeguar se Ura e Bunës në në pronësi të ministrisë së Mbrojtjes dhe pavarësisht shkresave të vazhdueshme për ndërhyrje ajo nuk ka reaguar.
“Kryeministër, sa herë flet për Shkodrën ti bën autogol! Shumë komode të të kem ty kundërshtar politik. Edhe një grusht njerzish socialistë që të kanë mbetë në Shkodër e dinë se ura e bunës është pronë e Ministrisë se Mbrotjes. Ju vetë, qëllimisht po tentoni të shkatrroni Shkodrën, por nuk ia dolën asnjë, as komunizmi! E ketë lojë e kanë kuptuar të gjithë.
Sa për transparencë, po publikoj shkresën që i kemi dërguar Ministrisë dhe u kemi thënë qe po kontribojmë me fonde, por ato kanë heshtur, sepse duhet që ti të bësh foto! Nëse ke dashuri për Shkodrën atëherë, mos e shkatrro siç po bën për hakmarrje politike. Dhe nëse ke dëshirë te drejtosh Shkodrën në qofsh burrë, hajde pas dy vitesh, konkurro ketu në Shkodër përballë meje! Faleminderit qe ekziston edi rama!” – ishte reagimi i kryebashkiakes Voltana Ademi.
Por Rama nuk e la me kaq. Në profilin e tij në Facebook e akuzon sërish se nuk ka bërë asgjë në shkodër njëlloj si Basha në Tiranë dhe se ajo vetëm po fle në këtë bashki.
“Po ti fli, fli e mos e vrit mendjen hiç që Shkodra nuk është repart ushtarak e Ura e Bunës është simbol i qytetit jo aset i ushtrisë. Dhe ashtu në gjumë më jep si gjithmonë përgjigjen “antikomuniste” të radhës, vetëm aman të keqen kujdes, fjalen konkuro mos e shkruaj me dy “rr” se kuptohet që je duke gërrhitur” – shkruan ndër të tjera Rama, që duke u përpjekur të japë mend edhe në drejtshkrim ka bërë edhe një gafë.
Në fjalorin e shqipes fjala “’konkurro” shkruhet me dy “r” ndërsa fjala “gërhas” shkruhet me një “r” siç duket edhe në fotot më poshtë.