Deputeti i LSI sulmon PS: Nuk e ndërtuan Rrugën e Arbrit dhe futën si kompensim hashashin
Vazhdojnë sulmet e deputetëve të LSI-së ndaj PS-së për kanabisin. Deputeti i LSI për Dibrën, Përparim Spahiu ka sulmuar PS për mosmbajtjen e premtimeve. Spahiu tha se edhe pse premtuan ndërtimin e rrugës së “Arbrit sërish nuk e ndërtuan, por si kompensim na sollën hashashin”.
“Nuk kemi ndërmend të japim zgjedhjet me koncesion. Sepse zgjedhjet janë një pronë e patjetërsueshme e shqiptarëve dhe vota nuk ka çmim! Nuk e ndërtuan Rrugën e Arbrit dhe futën si kompensim hashashin në trojet e Arbrit! Ky është një dështim spektakolar! LSI do ta rikthejë Fondin e Zhvillimit, në një fond të vërtetë zhvillimi të gjithëve sepse ne duam zhvillim dhe jo hashash”, tha Spahiu.
Please follow and like us: