Kastriot Islami: Rama po mbetet i vetmuar, po e braktisin të gjithë
Kastriot Islami në një intervistë në “Kjo Javë” ka komentuar lëvizjet dhe replikat e krerëve të partive politike në Shqipëri në lidhje me zgjedhjet e 18 Qershorit.
Kastriot Islami ka shpjeguar edhe njëherë objektivin e asaj çfarë është kërkuar nga opozita e që lidhet me mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Madje duke e vlerësuar këtë, si qëllimin final të gjithë kësaj sherrnaje.
“Rama duhet të largohet sepse ka dy vjet që merret me kanabisin dhe ai në krye të qeverisë nuk lejon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pikërisht kjo ka sjellë mosbesimin ndaj tij. Ka një bashkëpunim në distancë mes opozitës dhe LSI për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithmonë e më tepër shikojmë që Rama mbetet i vetmuar dhe i braktisur në zgjidhjen e tij për të mos lejuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha ndër të tjera Islami.