Zbulohet e dashura e themeluesit të Snapchat
Ish modelja e Victoria’s Secret, Miranda Kerr është paraqitur me një pamje të përsosur në Korenë e Jugut.
E veshur me një fustan të kuq me dantella ajo u shfaq mbresëlënëse në fustanin që hidhte në pah linjat e saj trupore, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Modelja australiane ka një djal 6 vjeçar Flynn, me ish-burrin e saj Orlando Bloom, kurse tani pritet të martohet me miliarderin Evan Spiegel, i cili njëherësh është themelues i rrjetit social Snapchat.
Miranda dhe Evan u takuan gjatë një darke të organizuar nga Louis Vuitton në vitin 2014, ku rastisi të ishin ulur pranë njëri-tjetrit.
Meqë modelja është 33 vjeçare, kurse themeluesi i Snapchat 26, ajo mendoi se ai është shumë i ri për t’i marrë gjërat seriozisht. Por, të nesërmen në mëngjes ata ishin takuar përsëri, kështu filluan të flisnin në telefon rregullisht dhe lidhja e tyre filloi të bëhej çdo herë e më e fortë.