Albspirit

Media/News/Publishing

Mehmetaj : Elisa unë nuk bëj kompromis në kurriz të demokracisë së vendit tim! Po ti?

Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj i është kundërpërgjigjur ashpër sekretares politike në Partinë Socialiste, Elisa Spiropalit.

Në një reagim në facebook Mehmetaj shprehet se ” Unë, ti, parlamenti, qytetarët e kemi për detyrë të kontrollojmë punën e qeverisë dhe të sigurohemi që po e bën siç duhet dhe jo të heshtim se ata që qeverisin janë të partive tona respektive”.

Ja reagimi i plotë i nënkryetares së LSI-së

Elisa, nuk kisha asnjë dyshim që do të gjenit çdo lloj mënyre për të justifikuar situatën e djeshme. Por ja që nuk justifikohet ajo që duket me zë e figurë!

Nuk e prisja, për moshën edhe atë që përfaqëson, të kesh dëshirë ta kthesh vendin pas në kohën kur partia ishte shtet dhe zgjedhjet dilnin 97% në favor të së vetmes parti që kandidonte dhe 3% vota të pavlefshme. Po pse habitem edhe unë, kur e keni me prova se nuk ju pëlqen shumë gara me alternativa.

Unë Elisa nuk e bëj dot atë që bën ti: Të bëj kompromis kundër demokracisë, kundër arsimit dhe pro fenomeneve negative që shohim dita ditës në Shqipëri.

E kuptoj që sipas teje duhet ti bëj vërejtje opozitës, por për çfarë? Vendimet nuk i merr opozita, i merr qeveria. Ah po, po i bëj vërejtje se duhet të ishin më të vendosur në opozitarizmin e tyre, kështu mbase ato të rinjë që ti thua se besojnë te qeveria, s’do kalonin gjithë atë ankth e stres shtatorin e kaluar.

Edhe e fundit, pasi nuk më duket se ja vlen të diskutoj me dikë që për argument përdor moshën: Unë, ti, parlamenti, qytetarët e kemi për detyrë të kontrollojmë punën e qeverisë dhe të sigurohemi që po e bën siç duhet dhe jo të heshtim se ata që qeverisin janë të partive tona respektive.

Nejse, meqënëse Elisa na the që me kalimin e moshës mësove më shumë mbi çfarë thuhet apo jo publikisht, edhe njëherë miqësisht po të ftoj ti lësh moshatarët e mi të flasin vet në takimet e tyre. Të jesh e sigurtë që nuk mblidhen aty me qindra për të dëgjuar si bëni politë me ta, por për të dëgjuar veten e tyre.

Drejtësinë filloje nga vetja, pastaj kërkoje dhe gjykoje te të tjerët.

Please follow and like us: