Albspirit

Media/News/Publishing

Elisa Spiropali i kundërpërgjigjet Kejdi Mehmetaj: Ti mendon se i di të gjitha…

Nuk ka vonuar përgjigjia e Spiropalit për akuzat e deputetes të LSI-së, Ajo shprehet se Kejdi Mehmetaj është në një moshë që mendon se i di të gjitha.

PERGJIGJA E SPIROPALIT:

“Kejdi, nuk dua të debatoj me ty se kam qenë në moshën tënde kur kujtoja se i dija të gjitha. Po meqë më kishe përmendur freshistat në Apolloni, po të shkruaj thjesht që t’i ta dallosh shprehjen e humorit nga shprehja e besimit! Të rinjtë e Fressh, dhe jo vetëm, në Apolloni e në gjithë Shqipërinë, janë në këtë betejë sepse besojnë tek Edi Rama dhe Partia Socialiste. Duart e tyre të ngritura nuk ishin nje aprovim për propozimin surrealist të qeverisë së besimit pa besimtarë, po për të shprehur besimin tek qeveria e sotme e Edi Ramës, ku çuditërisht megjithëse jeni edhe ju pjesë e suksesit, po bëhen javë që flisni sikur u jane mbytur gjemitë! Asgjë nuk ka ndodhur Kejdi, thjesht aleatët tuaj të dikurshëm janë në krizë të thellë. Po kjo nuk është as hata e as çudi, sepse opozita nuk është monopol i askujt dhe zgjedhjet nuk janë detyrim paraqitje për askënd. Asgjë nuk do të ndodhë po ashtu, me apo pa Partine Demokratike në zgjedhje. Zgjedhjet do të bëhen, shqiptarët do të votojnë, Shqipëria do të vazhdojë të qeveriset (uroj) nga aleanca jonë. Por askush nuk duhet të shpresojë dhe të ushqehet me shpresen se në 18 qershor nuk do të vendose populli po çadra e frikës nga drejtësia. Nuk e kemi shpikur ne demokracinë dhe nuk jemi të thirrur ta rishpikim. Na duhet veç të respektojmë rregullat e saj jo tekat e atyre që nuk duan rregull po rrëmujë.

Please follow and like us: