Gruevski: Nuk e pranoj gjuhën shqipe dhe as platformën e një shteti tjetër
Lideri i VMRO-DPMNE-së në një intervistë dhënë televizionit Nova ka qartësuar pikëpamjet e tij dhe të partisë së tij në lidhje me platformën e përbashkët të shqiptarëve të nënshkruar në Tiranë, sipas tij dhe prtisë së tij kjo gjë është e palogjikshme në rrethanat aktuale të Maqedonisë, transmeton Gazeta Express.
“BDI-ja kërkon dygjuhësi në tërë territorin e Maqedonisë.Thamë para se gjithash se është jologjike të ketë dy gjuhësi në një shtet ku 65% janë maqedonas, kurse 25% janë shqiptarë.Shqiptarët në Maqedoni jetojnë kryesisht në pjesën veriperendimore të vendit, aty ata kanë pasur disa të drejta për përdorimin e gjuhës edhe para Marveshjes Kornizë të Ohrit dhe shumë më tepër pas nënshkrimit të saj. Në tavolinë na u servir një platforma nga ana e BDI-së, por ne ju përgjigjëm se nuk mundemi të pranojmë platformë të nënshkruar nga parti tjera dhe në një shtet tjetër, pavarësisht nga shkaqet.”
Këtë dje e tha lideri i VMRO-DPMNE-së në intervistën dhënë Televizionit Nova duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarit në lidhje me dështimin e bisedimeve për formimin e qeverisë me BDI-në.
“Në bisedime jemi futur të hapur dhe të sinqertë, por që në fillim panë se tek pala tjetër nuk u ishte e interesuar për të arritur marrëveshje të shpejtë. Për dallim nga e kaluara, tani filluam me kumunikimin nga dita e nëntë e marrjes së mandatit.Kur i filluam bisedimet jemi ballafaquar me kërkesat e BDI-së të cilat ishin të qarta dhe të shkruara, me ligj konkret dhe ishte dorëzuar deri tek pala jonë në letër, ku kërkohej dygjuhësi në tërë territorin e Maqedonisë, respektivisht barabartësi e gjuhësh shqipe me gjuhën maqedone dhe me të gjithë pasojat që vijnë pas saj,” tha Gruevski.
Në lidhje me platformën, lideri i VMRO-DPMNE-së, tha se BDI-së i ishte thënë se ata nuk mund të pranojnë një platformë të nënshkruar në një shtet tjetër dhe të bisedojmë për të.
“Ne kuptuam se bëhet fjalë për temtim të rinegocimit të marrëveshjen e Ohrit. Kjo gjë na është sugjeruar shumë herë se ajo marrëveshje është arritur me bisedime të rënda dhe se nuk duhet që të rinegociohet sepse edhe komunitetet tjera etnike do të mund të dalin me platforma të tyre dhe atëherë do të futemi në një pasiguri të madhe dhe do të hapnim një kuti të pandorës, për të cilën nuk jam i sigurtë se do të përfundonte mirë,” tha Gruevski.
Sipas tij, 95% e bisedimeve kanë qenë të fokusuara rreth gjuhës shqipe. Gjithçka që bëhet në politikë duhet të ketë një logjikë. Mendoj se në këto zgjedhje kishte njëfarë manipulimi me votuesit shqiptarë të cilëve ju ofrua diçka që nuk do të jetë e dobishme për ta. Çfarë dobie kanë shqiptarët nga dygjuhësia në Berovë, Shtip, Demir Kapi, Gjevgjeli, Veles, Sveti Nikollë…ku nuk ka fare shqiptarë ose janë në një numër të vogël, tha lideri i VMRO-DPMNE-së.
VMRO-DPMNE-ja, sipas Gruevskit, është përkushtuar që të flitet për këto tema vetëm në komunat ku me së paku ka 20% shqiptarë, por edhe të komuniteteve tjera etnike.
Do të shohim tani se ç’ka do të bëhet, kur ndonjë politika del e lavdërohet me disa gjëra që do të kenë pasoja të rënda për të gjithë, shtoi mes të tjerave lideri i VMRO-DPMNE-së.
“Ne jemi të përgatitur për të shkuar në opozitë dhe do të bëjnë gjithçka që do të jetë në forcën tonë që të mos pranohen kërkesat të cilat janë jologjike dhe të dëmshme për shtetin dhe me këto nuk u ndihmon as shqiptarëve, as maqedonëve, vetëm se kjo do ta rrënojë paqën dhe stabilitetin, do të krijojë edhe pakënaqësi tjera të cilat zaten ekzistojnë dhe janë të dukshme. Duam që t’ju ndihmojmë të gjithë qytetarëve të kenë një jetë më të mirë, përmes zhvillimit ekonomik, hapjes së vendeve të reja të punës, paga dhe mundësi më të mira për të gjithë, tha Nikolla Gruevski.
Ai shtoi se pas dështimit për krijimin e qeverisë me BDI-në ka pasur takim me liderin Ali Ahmeti dhe me zyrtarë tjerë të partisë ka kumunikuar dhe nuk bëhet fjalë për bisedime./Gazeta Expres/