Albspirit

Media/News/Publishing

Protestat kundër mbylljes së universitetit të Sorosit

Dhjetëra mijëra studentë, stafi, si dhe mbështetës të  Universitetit të Evropës Qendrore (CEU) marshuan në Budapest të dielën në mbrëmje në shenjë solidariteti me universitetin.

Legjislacioni i ri për universitetet e huaja, i cili do të diskutohet në parlament më 5 prill, do të dëmtojë CEU-n dhe mund ta detyrojë atë të lëvizë jashtë vendit.

Rektori Michael Ignatieff thotë se universiteti do të jetë i hapur dhe do të qëndrojë në Budapest.

“Ne thjesht duam të na lënë të qetë,” ka thënë Ignatieff për BBC-në, një ish-udhëheqës kanadez i Partisë Liberale.

“Arritjet e universitetit flasin vetë”, ka shtuar ai.

Universiteti CEU renditet ndër 200 universitetet më të mira në botë në tetë disiplina, dhe dallon në mënyrë të veçantë në shkencat politike dhe studimet ndërkombëtare.

Sulmi ndaj CEU-t është beteja e fundit në një luftë  kundër liberalizmit, e deklaruar e hapur nga kryeministri hungarez Viktor Orban.

George Soros, filantropisti i lindur në Hungari që e ka themeluar universitetin në 1991 dhe vazhdon ta financojë atë, është tanimë shënjestra kryesore në këtë çështje.

Orban është një kritik i OJQ-ve liberale të financuara pjesërisht nga Soros. Zyrtarë të partisë në pushtet Fidesz, i janë referuar në mënyrë të përsëritur universitetit CEU si “universiteti i Sorosit”.

Nga ana tjetër zyrtarë të universitetit janë përgjigjur se Soros është thjesht pjesë e një bordi prej 21 anëtarësh, dhe nuk ka asnjë rol në drejtimin e universitetit.

Please follow and like us: