Albspirit

Media/News/Publishing

AMP: Ivanovi po rrezikon marrëdhëniet me Shqipërinë

Aleanca për Maqedoni Pozitive ka reaguar ndaj kryetarit maqedonas, Gjorgje Ivanov, për të cilin ka thënë se po trillon gjoja po rrezikohet sovraniteti i vendit.

Në njoftimin e kësaj partie tërhiqet vërejtja se Ivanov po rrezikon marrëdhëniet me Shqipërinë.

“Duke trilluar gjoja se Maqedonisë i kërcënohet pavarësia, unitariteti dhe sovraniteti, pa asnjë argument përkatës dhe pa ndërmarrë hapa të duhur që janë në kompetencën e tij kushtetuese derisa ekzistojnë të dhëna për kërcenim të tillë, si p.sh. që ta ftojë Këshillin për Siguri në Republikën e Maqedonisë, ai me vetëdije i prish marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Aleanca për Maqedoni Pozitive konsideron se Ivanov me lëvizje të tilla po i etiketon të gjitha partitë shqiptare si anti-maqedonase dhe anti-shtetërore, me qëllim që vëmendjen e qytetarëve nga lufta kundër kriminelit ta shndërrojë në konflikt ndër-etnik.

Kjo parti vlerëson se kriza politike mund të tejkalohet vetëm me themelim të shpejt dhe efikas të organeve ekzekutive dhe legjislative.

Please follow and like us: