Albspirit

Media/News/Publishing

Historia e aktores shqiptare me Ilir Metën, ja gabimi që e vuri në panik

Ndodh rrallë që politikanët shqiptarë të interesohen për art, megjithatë disa prej tyre janë të apasionuar. Një prej tyre është edhe Ilir Meta, i cili duket se është fans i aktores së njohur Marjana Kondi. Kjo e fundit ka rrëfyer nw “Xing me Ermalin” një histori me kryeparlamentarin, një përvojë që me gjasë nuk do ta harrojë kurrë.

“Para disa kohësh kisha bërë një emision të lezetshëm. Duke punuar në Elbasan me Erand Sojlin më vjen një mesazh, i formuluar shumë bukur, e në fund shkruhej “Përqafime Ilir Meta”. Ia tregoi Erandit dhe i them që është Dashnor Diko. E marr dhe i bëj një mesazh dhe i them, “Ua, ti simpatik i madh, ku je kryetari i Kuvendit, seks simboli i Parlamentit, ti që i hedh gratë tuç në tokë, se ke qenë edhe në mundje, me trupin tënd”, vazhdova me fjalë jo fort të mira, gjithmonë e bindur se do t’ia dërgoja Dashnor Dikos dhe në fund i shkruaj, “Të puth, me afsh, që të shijon dhe të … Jozefina Topalli”.

Më tej Kondi tregon se vazhduan punën dhe pasi kaloi thuajse gjithë dita në prova dhe po ktheheshin telefonojnë Dashnor Dikon, i cili kishte thënë se nuk dinte asgjë për këtë.

Më tej aktorja tregon nw “Xing me Ermalin” se e kishte zënë paniku, kishin ndaluar makinën dhe po përpiqeshin të bënin diçka. “Hipëm në makinë dhe nuk foli asnjeri, ishte një kontraktim i tmerrshëm, njëmijë mendime, nuk dija ç’të bëja”, ka treguar aktorja, e cila rrëfen se kishte shkuar në shtëpi dhe i kishte kërkuar bashkëshortit të saj t’i bënte një mesazh Ilir Metës ku i kërkonte falje.

Please follow and like us: