Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Hoxha tregon vrasësit e ish-drejtorit të Policisë

Gazetari Artan Hoxha ka folur për vrasjen e ish-drejtorit të policit Artan Çuku, mbrëmjen e sotme në Tiranë, shumë pranë banesës së tij. Gazetari Hoxha deklaron se Çuku është ekzekutuar nga vrasës me pagesë.

Sipas gazetarit, policia po sheh itenerarin qe kishte kryer deri ne momentin e ngjarjes Cuku, me ke ka qene dhe ku, si dhe po merren filmimet e kamerave te sigurisë së perimetrit të zonës.

“Fakti që e kanë goditur shumë pranë banesës do te thote se e kanë studiuar me vëmendje lëvizjet e tij. Mjeti që kanë përdorur dhe arma dëshmon që atentati ka qenë i përgatitur mirë dhe plumbat që kanë goditur në organet jetësore dëshmojmë që kemi të bëjmë me një qitës që s’ka qëlluar për herë të parë por është i sprovuar. Autori që e ka marrë përsipër për të kryer një atentat dhe për fat të keq e ka arritur qëllimin, është larguar dhe s’ka lënë gjurmë në vendin e ngjarjes. Hyrjet dhe daljet e kryeqytetit janë të mbyllura”, tha Hoxha.

Please follow and like us: