SHBA-Kore e Veriut: A ka rrezik për luftë bërthamore?
Reagimi i Edward Luttwak, këshilltar i qeverisë amerikane:
Rreziku më i madh do të vinte nëse do të prisnim ende. Eshtë situata aktuale e rrezikshme, veprimi është më pak i rrezikshëm. Në dhjetë vitet e fundit, diplomacia amerikane ka humbur kohë, duke i kërkuar Kinës që të kontrollojë Korenë e Veriut. Por Pekini ka preferuar që të ndjekë interesat e veta ekonomike, duke fituar një miliardë nga tregtia e qymyrit me Korenë e Veriut, dhe nuk ka ushtruar asnjë presion real për të frenuar përshkallëzimin ushtarak koreano-verior.
Tani presidenti Trump, në prag edhe të takimit me presidentin kinez, Xi JInping, ka qenë i qartë: ose Kina të frenojë atë udhëheqës të çmendur, Kim Jong-un, ose të hiqet mënjanë dhe të lërë SHBA të veprojë. Dhe nëse Pekini nuk do të bashkëpunojë, duhet të presë masa, të cilat do ta penalizojnë rëndë ekonominë kineze.