Nga Facebook tek Wikipedia, lind aleanca kundër “Fake News”
Të mëdhenjtë e teknologjisë, si Facebook, Wikipedia e Mozilla, por edhe organizata të ndryshme jofitimprurëse, janë bërë bashkë duke bashkuar forcat kundër “fake news”.
Konsorciumi është emërtuar “News Integrity Initiative” i financuar me 14 milionë dollarë si fillim. Do të zhvillohet si një projekt i pavarur i marrë përsipër nga shkolla e gazetarisë në City University of New York, dhe do promovojë kërkime, iniciativa dhe evente sensibilizuese.
Qëllimi është sensibilizimi dhe informimi online i publikut me material cilësor, dhe mbi të gjitha, të vërtetë. Facebook është mes ortakëve themelues të konsorciumit, së bashku me Mozilla, AppNexus, Betaworks, dhe fondacioneve të ndryshme në SHBA.
Mes partnerëve, është edhe Wikipedia, Jimmy Wales, UNESCO, European Journalism Center, dhe shkollat e gazetarisë në Francë, Gjermani e Danimarkë.
Problemi nga lajmet false, shpërthyen kryesisht gjatë fushatës zgjedhore për presidentin amerikan, që përfshiu sidomos Facebook dhe Google.