“Një vrasje me sfond shtetëror” Berisha akuzon Tahirin: E largoi Cukun nga detyra, e la si hakmarrje në duart e trafikantëve
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar gjithashtu për ekzekutimin një ditë më parë të ish-zyrtarit të policisë, Artan Cuku. Teksa shpreh vlerësimet, ai shkruan se vrasja e tij ishte një vrasje me sfond shtetëror dhe akuzon ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për largimin nga detyra të Artan Cukut dhe lënien e tij në dorë të hakmarrjes.
Reagimi i Sali Berishës:
Nje krim i shemtuar, nje vrasje me sfond shteteror.
Te dashur miq, mbreme u ekzekutua ne nje atentat mafioz nje ish drejtues i larte i policise se shtetit, Artan Cuku. Artan Cuku per 16 vite me radhe kreu detyra te rendesishme, si nendrejtor i Drejtorise se Tiranes dhe Drejtor i drejtorise se Vlores. Ne 16 vite ne policine e shtetit ai u karakterizua nga guximi, perkushtimi dhe integriteti ne luften kunder mafies dhe krimit. Ne fund te vitit 2013 Saje qorri e largoibate nga drejtor policiet te Qarkut te Vlores per interesa te trafiqeve te tij dhe klanit te tij duke e lene si hakmarrje ne duart e trafikanteve, krimineleve me te cilet ai ishte perballur ne zbatim te ligjit.
Duke shprehur ngushellimet e mia familjes se te ndjeri Artan Cuku, denoj me ashpersi te madhe kete krim te shemtuar me sfond shteteror dhe i bej thirrje prokurorise te hetoje dhe te beje cdo perpjekje per identifikimin e autoreve si dhe sfondin shteteror te kesaj vrasje per shkak te detyres. sb