Albspirit

Media/News/Publishing

Rama citon Weidenholzer: Të kërkosh qeveri teknike, do të thotë të rikthehesh disa vite pas

Kryeministri Edi Rama ka cituar eurodeputetin e Austrisë, Josef Weidenholzet, lidhur me situatën politike në vend, qëndrimin e tij mbi kërkesën për shtyrje të zgjedhjeve dhe qeveri teknike. Në qëndrimin e tij, Zv. President i Socialistëve e Demokratëve Europianë, Josef Weidenholzet, shprehet se shtyrja e zgjedhjeve në pretekstin e zgjedhjeve të lira apo kërkesa për qeveri teknike, do të thotë rikthim disa vitesh pas. Ai u bën thirrje forcave politike që t’ua lënë në dorë shqiptarëve të vendosin për zgjedhjet.

Shkrimi i Edi Ramës:

KUSH GENJEN? (11)

“Shqipëria ndodhet në metrat e fundit drejt finishit në integrimin europian. Këto katër vite kanë qenë tejet të rëndësishme në përmbushjen e agjendave të saj europiane. Ne presim që kjo rrugë e nisur e cila s’ka qenë aspak e lehtë për të mbërritur deri këtu të vazhdojë, sepse frutet e saj i pret me padurim një popull i tërë që të ardhmen e tij e sheh vetëm në integrimin e plotë në familjen europiane.
Të kërkosh sot, dy muaj para zgjedhjeve që ato të shtyhen e akoma më shumë, nën preteksin e “zgjedhjeve të lira” të kerkosh një “qeveri teknike”, do të thotë të rikthehesh disa vite pas. Sepse Shqipëria, ka disa vite që ka treguar se është në gjendje të kryejë zgjedhje të lira dhe për këtë, nuk i ka munguar kurrë ndihma e ndërkombëtarëve.
Unë ju bëj thirrje forcave politike të mos vendosin në kandar të ardhmen e vendit por t’ja lënë në dorë popullit, në datën 18 Qershor, ta vendosë se kush do e drejtojë në katër vitet e ardhshme”.

Prof. Dr. Josef Ëeidenholzet
Eurodeputet i Austrisë dhe Zv. President i Socialistëve e Demokratëve Europianë

Please follow and like us: