Albspirit

Media/News/Publishing

Basha-Ramës: Hiq dorë nga kërcënimet, hiq dorë nga përçarja

Duke i konsideruar përçarëse dhe përçmuese deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë ditëve të fundit, kryedemokrati, Lulzim Basha i kërkoi atij që të heqë dorë nga përçarja. Basha shprehet se shqiptarët pavarësisht përkatësisë fetare dhe bindjeve politike, nuk do të lejojnë një qeveri të lidhur me krimin.

Reagimi i plotë i z.Basha

Deklaratat e ditëve të fundit të Edi Ramës për qëndresën e qindra mijëra shqiptarëve kundër qeverisë së tij kanë qenë përçarëse dhe përçmuese ndaj tyre. Në emër të tyre i drejtohem drejtpërdrejt Edi Ramës:

Hiq dorë nga kërcënimet, hiq dorë nga përçarja. Mos i fryj dasisë mes shqiptarëve se ne, që ti na quan të mjerë, vijmë nga Vermoshi në Konispol, nga Korça në Durrës. Ne jemi kudo, gegë dhe toskë, muslimanë e të krishterë, demokratë e socialistë, që pranojmë dhe nuk do të lejojmë një një gjë, qeverinë e lidhur me krimin dhe krimin e bërë njësh me pushtetin. Unë jam me të mjerët dhe ne jemi shumica e bashkuar për Republikën e Re, kurse ti ke zgjedhur milionat e kriminelët e parfumosur. #NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira#RepublikaeRe

Please follow and like us: