Albspirit

Media/News/Publishing

Aurel Plasari “shpërthen” ndaj Sorosit/Erdhi nga p*** i sëmës për të më sulmuar!

Aurel Plasari ka sulmuar ashpër miliarderin George Soros, duke sqaruar faktin se pse e quan atë një rrezik kombëtar.

Në emisionin “E diell” të Adi Krastës”, Plasari nuk e ka përmbajtur gojën, duke kaluar në fyerje me fjalë të pista kundër Sorosit. Ai tha se Sorosi erdhi nga p*** i sëmës për ta sulmuar.

“Soros ka ardhur në Shqipëri më 1993 dhe më ka sulmuar mua. Në konferencën që ka mbajtur më ka sulmuar për detyrën që unë mbaja.
Ai ka ardhur nga p… i s… të më sulmojë mua në Shqipëri. A mund t’i shkoj unë në SHBA atij dhe ta sulmoj.
Unë thoja nuk mund të japin mësim nxënës pa diploma që promovonte Soros. Edhe 2 vite më vonë unë dhe një grup studentësh ishim të ftuar në një takim në SHBA. Ambasadori amerikan në Shqipëri në atë kohë aprovoi vizat për studentët dhe për mua jo. Kjo është e paprecedentë që një ambasador të shfryjë mllefin personal”, tha Plasari.

Please follow and like us: