Klea Huta tregon momentin e sikletshëm: Ja çfarë i ndodhi para koncertit!
Moderatorja Klea Huta e cila gjatë sezonit verorë ka prezantuar ‘Maratonën e Këngës Popullore’ , ka treguar gjithmonë për kënaqësinë që i fal kjo eksperiencë e veçantë.
E ftuar në emisionin Thumb , mbrëmjen e djeshme moderatorja simpatike, rrëfeu se përveç udhëtimeve të bukura që ajo ka kaluar nëpër të gjitha qytet e Shqipërisë , ajo rrëfen edhe incidentet që I kanë ndodhur në skenën e këtij koncerti, njëri ndër to, mjaft i sikletshëm. Ju është prishur ndonjëherë zinxhiri i fustanit në mes të njerëzve? Epo Kleas i ka ndodhur një incident të tillë, aspak të këndshëm.
Pak para koncertit të Gjirokastrës asaj i është prishur zinxhiri i fustanit dhe ka qenë shumë e vështirë për të që ta zëvendësonte duke qenë se kishte vetëm këtë fustan me vete. “E rregulluam duke e qepur me fije peri” – ka thënë duke qeshur Klea, ndërkohë që tregon se ka kaluar një nga momentet më të sikletshme.