Albspirit

Media/News/Publishing

Sot pritet të rikthehet debati në Kuvendin e Maqedonisë

Sot pritet të rikthehet debati në Kuvend për përbërjen e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. LSDM-ja së bashku me partitë shqiptare për javën që vjen kanë paralajmëruar zhbllokimin e punës se Kuvendit në mënyrë që t’i hapet rruga zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe më pas edhe Qeverisë së re.

Nuk ka zgjidhje tjetër, përveç që VMRO-DPMNE-ja të heqë dorë nga bllokimi i Kuvendit, të lejojë zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri dhe funksionimin normal të Kuvendit – njoftojnë nga LSDM-ja.

Në një situatë kur Kuvendi është i bllokuar ndërsa nisma “Për Maqedoni të përbashkët” proteston rrugëve, kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski i hedh benzinë zjarrit. Kreu i VMRO-së në një intervistë për të përditshmen serbe “Blic” thotë se çdo tensionim i situatës në Maqedoni mund ta ndezë gjithë Ballkanin.

“Për fat të keq, çdo shkëndijë e hedhur në një vend mund ta ndezë zjarrin edhe në vendet e tjera. Shohim se ka tensione të shumta në më shumë vende të rajonit. Do të ishte naive që të përjashtohet çfarëdo skenari, por ne nuk duhet të lejojnë kjo situatë të përshkallëzohet”– tha Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Gruevski në intervistën e fundit në të cilën kryefjalë kishte siç e quan ai “Platformën e Tiranës”, ripërsëriti kushtin se do ta ndihmonte LSDM-në vetëm nëse heqë dorë nga kërkesat e shqiptarëve që janë pjesë e deklaratës së përbashkët, pasi sipas tij me zbatimin e kërkesave të shqiptarëve gradualisht do të nis procesi i kantonizimit apo federalizimit të shtetit.

Please follow and like us: