Albspirit

Media/News/Publishing

“The Huffington Post” shkrim për Linda Halimin: Është rritur me muzikën, këngëtare dhe kompozitore me famë

Ajo njihet nga të gjithë për profesionalizmin dhe suksesin e saj në fushën muzikore. Fjalën e kemi për Linda Halimin e cila këtë vit do të përfaqësojë Shqipërinë në EuroSong në Kiev. Tashmë për të po shkruajnë edhe mediat botërore. “The Huffington Post” i ka kushtuar një artikull këngëtares ku e quan një këngëtare të suksesshme.

“Për Eurovizionin e vitit 2017 Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Lindita Halimi. Këngëtarja Lindita Halimi është 27-vjeç dhe është një këngëtare dhe kompozitore. Halimi është rritur më këngën dhe muzikën dhe mori shumë famë pas fitores së edicionit të gjashtë të konkursit në Top Fest. Në vitin 2016 ajo u zgjodh si përfaqësuese e Shqipërsë për Eurovizion dhe do të përfaqësojë vendin e saj në Kiev.

Lindita Halimi ka lindur në Kosovë dhe filloi karrierën e saj të kënduarit në vitin 2003, kur ajo ishte vetëm 14 vjeç. Ajo studioi për muzikë, stërvitje vokale dhe piano. Në vitin 2007 ajo ishte një nga finalistet në “Idol Albania”, Lindita u bashkua me një grup të quajtur Ngroba.

Ajo ka fituar çmime të shumta gjatë viteve në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, duke përfshirë “Voice Awards” në vitin 2004, “Best New Artist” në Top Fest.

Në vitin 2009 Lindita filloi karrierën e saj si një artiste solo shkoi për të fituar Top Fest në Shqipëri. Ajo ka marrë pjesë disa herë në përzgjedhjen kombëtare shqiptare për Eurovision Song Contest, Festivali i Këngës. Në vitin 2013 Lindita u transferua në Shtetet e Bashkuara dhe ka marrë pjesë në “American Idol”, në vitin 2016, ku ajo përfundoi në krye. Ajo është duke punuar në albumin e saj të parë në anglisht dhe gjithashtu flet gjermanisht, spanjisht dhe gjuhën kroate.”, shkruan “The Huffington Post” për këngëtaren shqiptare.

Please follow and like us: