Erion Kristo: Ditë të vështira për vendin tim…Unë jam idiot që prish nervat e mia në këtë vend
Java që lamë pas ka qenë e mbushur plot me ngjarje dhe jo disa prej tyre jo shumë të këndshme në fakt. Vrasja e ish-kreut të policisë në Vlorë, tonelata të tëra të gjetura me hashash, kryeministri Rama që në studion e Rakipit i thoshte gazetarit ‘ik mos më çaj b*thën’’, e të tjera si këto.
Për aktivistin Erion Kristo këto janë ditë shumë të vështira, ditë që të shtyjnë të mendosh se në ktë vend nuk mund të jetohet.
SHKRIMI I ERION KRISTOS:
Ditë të vështira për vendin tim:
1. Një komisar i shkarkuar policie vritet në mes të Tiranës (pra vdes shteti) dhe i bëhen homazhe (të turpshme).
2. Një Kryetar Bashkie kërcënon me jetë një gazetar dhe vazhdon i patrazuar detyrën.
3. Magazinat plot me hashash më bëjnë të mendoj se sa ka qenë sipërfaqja e mbjellë me hashash për 12 tone produkt final?
4. Pas largimit nga Policia të peshqve te vëgjel pyes veten se pse askush në qendëëër nuk mban përgjegjësi për 12 ton hashash?
5. Neni 449 është vdekje e demokracisë dhe vettingut, dhe ndërkombetarët e shitur heshtin.
6. Sot skadon afati i regjistrimit të partive në KQZ dhe Kryetari i Opozites ofendon një zyrtar të shtetit, sërish.
7. Kryeministri bën video.
8. LSI ka pushtuar me zyra gjithë Tiranën.
9. Unë jam idiot që prish nervat e mia në këtë vend.
10. Shtoni ndonjë gjë tjetër se nuk i mbaj mend të gjitha marrëzirat e përditshme.