Albspirit

Media/News/Publishing

Kryqe gjaku te dera e apartamentit, kërcënohet gazetarja

Kryeredaktorja e gazetës “Zëri” në Kosovë, Albana Xharra, ka marrë mesazhe kërcënuese nga persona të paidentifikuar.Por ndryshe nga herë të tjera, kësaj radhe kërcënuesit kanë zgjedhur simbolikisht t’i bëjnë kryqe me ngjyrë të kuqe te dera e apartamentit. Fotot i ka publikuar vetë gazetarja në Facebook, teksa shkruan:

“Asnjëherë nuk e kisha besuar që Ju, kushdo që e keni bërë këtë akt qyqar, vini deri tek dera e shtëpisë së familjes sime – shtëpinë e dy fëmijëve të mi të mitur.Tashmë e sa kohë po përpiqeni të më frikësoni, të ma mbyllni gojën. Edhe unë njeri jam, kam familje, e njoh edhe drojën. Por, çuditërisht, droja më jep kurajë dhe më nxit, më jep fuqi për të vijuar, për të mos u ndalur. Këto kryqe, me këtë ngjyrë që i ngjan gjakut, vetëm Ju e dini për çka i keni bërë. Po shpresoj që organet e drejtësisë do t’ju gjejnë, kapin dhe dënojnë. Linçimet publike politiko-shoqërore, që shumë njerëz m’i kanë bërë kohëve të fundit, u kanë dhënë zemër qyqarëve të më vijnë tek dera e shtëpisë dhe ju jeni bashkëpërgjegjës”, shkruan Xharra.

Please follow and like us: