Albspirit

Media/News/Publishing

Simoni: Ndryshimet në Kodin e Procedurës problematike, ja arsyet

Në një intervistë për Report Tv kreu i Krimeve të Rënda, Sandër Simoni, shprehet se heqja nga kjo gjykatë e veprave penale ku përfshihet terrorizmi, trafiku i qenieve njerëzore dhe trafiku i narkotikëve do të sjellë vështirësi për shkallët e para të cilat më së paku nuk kanë infrastrukturën e nevojshme.

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale u miratuan pak ditë më parë në parlament, ndërsa rezulton se gjyqtarët prej 20 janarit kanë kundërshtuar pranë komisionit të ligjeve ndryshimet që sipas Simonit nuk aplikohen në asnjë vend tjetër.

Simoni ndalet dhe tek ecuria e proceseve aktuale, duke kërkuar nga kolegët e tij të jenë të përkushtuar deri në mbylljen e çdo gjyqi me një vendim.

E përsëritur herë pas herë si një ndër shqetësimet kryesore të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Simoni kërkon nga institucionet të tregohen të kujdesshëm për sigurinë e gjyqtarëve pasi sipas tij togat e zeza shpesh herë janë nën presion.

Me ndryshimet kushtetuese dhe reformën në drejtësi Gjykata e Krimeve të Rënda krijuar në 2004 me një eksperiencë 13-vjeçare pritet të riorganizohet dhe gjyqtarët e saj të jenë pjesë e Gjykatës Speciale.

Krimet e Rënda u krijuan në vitin 2004 dhe aktualisht gëzojnë një eksperiencë 13-vjeçare me 100 të dënuar si pjesë e bandave famkeqe të vitit 1997, grupeve kriminale, organizatave terroriste e të tjerë.

Please follow and like us: