Albspirit

Media/News/Publishing

Rama publikisht kundër Metës: Pse nuk jam dakord me “qeverinë e besimit”

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar publikisht përse është kundër propozimit të kreut të LSI-së, Ilir Meta për të krijuar një “qeveri besimi”.

“Propozimi i Ilir Metës që të largojë ministrat e tij dhe të vijën ata të PD-së do të thotë “të heqim dorë nga përgjegjësitë, të braktisim detyrën që nuk e kemi nga PD, por e kemi nga populli derisa mandati mbaron dhe ti hapim rrugë një procesi që vetëm stabilitet nuk ka më dhe prosperitet nuk ka më.

Me këtë hapim precedentin se “kush hyn në çadër shkon në pushtet dhe kush është në pushtet del nga zyra”. Ne jemi në detyrë për shkak të mandatit që na ka dhënë populli.

Të thuash ne po ikim për ti dhënë një mundësi zgjidhjes është ta komplikosh situatën.

Unë nuk dua të besoj që kjo është e qëllimshme për të komplikuar situatën. Ky është një opsion i Ilir Metës dhe për mua nuk është opsion. Kjo dëmton qëllimin tim në këtë detyrë që të bëj atë që duhet të bej me reformat” – tha Rama.

Please follow and like us: