Albspirit

Media/News/Publishing

“Si do shkosh në zgjedhje me 12 ton drogë në një magazinë?”

Pedagogu Erion Kristo tha sonte në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, se zgjedhjet kanë nisur të blihen që tani, ndërsa shtoi se ka një klimë mosbesimi të thellë që as ndërkombëtarët nuk e zgjidhin dot.
“Kur t’i nuk ke mësuar për një provim edhe mund ta shtysh. Je i papërgatitur. Si do të shkosh në zgjedhje me 12 ton drogë në një magazinë! 12 ton drogë sa vota blejnë? Sa shtet kanë blerë para se të bëheshin? 12 ton drogë thonë se do 100 hektarë. Kush i ka pasur? Dikush i ka kontrolluar. 12 janë kapur pa pikë turpi, kushedi sa mund të jenë. Këtu përllogaritet shtrembërim total votash. Çfarë do zgjedhësh në zgjedhje kur vota do të blihet në shtëpi. Ka filluar ndarje e miellit. Kanë kaq muaj që manipulojnë. Ta bëj si herën e kaluar kur votova për Leonard Solisin dhe nuk doli asnjë votë? Shoh një klimë totale mosbesimi që edhe të huajt vet nuk e zgjidhin dot. Jemi përballë dy autobusëve që do të përplasen. Unë shoh një ’97-t të dytë”, tha Kristo.

Please follow and like us: