Deklarata ekstreme e Ramës: Në zgjedhje edhe pa LSI
Nuk do të ketë asgjë tjetër vecse zgjedhje të qeverisë nga populli dhe jo nga partitë politike deklaroi kryeministri Edi Rama në Report TV, te emisioni “5 pyetjet nga Babaramo” në orën 21:00.
“Nuk shoh asnjë mundësi për përplasje sepse rruga është e përcaktuar nga kushtetuta dhe se është e drejta e popullit dhe jo partive për të përcaktuar kush do qeverisë në datën e shprehjes së tij. Është një krizë e PD që po përpiqet ta eksportojë jashtë cadrës që është nga frika e reformës në drejtësi. Unë opozitën nuk e shoh si monopol të partive politike”, tha ai.
Kreu i qeverisë foli sonte pak orë para skadimit të afatit të parashikuar në Kodin Zgjedhor për regjistrimin e partive politike për zgjedhjet e 18 qershorit ndërkohë që 27 parti të opozitës e kanë marrë vendimin për të bojkotuar ato.
Kryeministri Rama tha se është i gatshëm të pranojë cdo gjë brenda kuadrit të zgjedhjeve, tha Rama duke rrëzuar sërish kërkesën e opozitës për qeveriu teknike.
Rama tha se qasja e Metës ëhstë ndryshe nga PS. E kam lexuar si përpjekje për zgjidhjen e krizës. Unë e mirëkuptoj si të tillë, tha Rama.
“Unë jam i bindur se në fund të ditës të gjithë do të hyjnë në zgjedhje. Nëse PD ka vendosur të vrasë veten, le ta vrasë”, tha ai.
Cështja e KQZ i cili mund të braktiset nga 4 anëtarë është teknikalitet. Më 18 qershor ka zgjedhje, këmbënguli Kryeministri. Kjo është përpjekje për të mos lejuar PS të marrë pjesë në zgjedhje.
Rama e theksoi edhe njëherë se reforma në drejtësi do të jetë kali i betejës së PS.