Albspirit

Media/News/Publishing

Kastriot Islami: Lindja dhe Rënia e Sektit Rama

Largimi i Ramës do të jetë edhe fundi i Sektit që prej rreth 19 vjetësh është prezent në politikën shqiptare. Rama në krye të këtij Sekti, me fillesat në 1998, ka drejtuar prej 11 vjetësh Bashkinë e Tiranës, prej 12 vjetësh PSSH dhe prej 4 vjetësh qeverinë e vëndit, pra për rreth 20 vjet ka qënë ilegalisht dhe legalisht prezent në politikën shqiptare. Në periudhën 2013-2017 Rama do të drejtonte vendin në formatin e Rilindjes, duke shënuar njëkohësisht fazën e Degjenerimit të këtij Sekti, për tu rrëzuar në prag të zgjedhjeve të vitit 2017 dhe larguar i vetmuar e në disfatë totale përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme që tenton ti manipulojë. Ky do të mbahet mënd si grupimi më i rrezikshëm dhe më i urryer në këto 26 vjet, duke mbetur edhe për disa kohë i bezdisshëm e i neveritshëm edhe për disa kohë në formën e mbetjeve apo metastazave. Ky Sekt është ideuar e drejtuar nga Rama në krye të një Klientele/Kupole, përfaqsuese e interesave i) të ish-nomeklaturës së lartë puniste e pinjollëve të saj; ii) të oligarkisë, krimit e banditizmit, dhe iii) të një grupimi nepotik e shokësh me “sjellje perverse” e “shfaqje atipike” të patolerueshme për shumicën e shqiptarëve. Drejtimi përmes këtij Sekti, pa ideologji, pa strategji e pa asnjë program zhvillimi, por thjesht me premtime mashtruese, me ushtrim dhune e kërcënimesh policore, veprime antiligjore e amorale, që ka synuar vetëm pasurimin e skajshshëm dhe të dyshimtë të një grupi të vogël dhe varfërimin ekstrem të shumicës së shqiptarëve, ka qënë represiv për opozitën dhe të gjithë kundërshtarët, s’ka pasur asnjë lidhje me interesat e shqiptarëve në përgjithsi por as edhe të socialistëve në vecanti, të cilët janë shpërfillur e nëpërkëmbur po ashtu si edhe të tjerët e madje në disa raste edhe më shumë. Për interesa të mbajtjes më cdo kusht të pushtetit, Rama dhe Klientela e tij, të maskuar pas retorikës proeuropiane e proeuroatllantike, kanë kryer veprime që kanë rrezikuar marrëdhëniet me fqinjët e partnerët strategjikë sa herë që i është kërcënuar pushteti. Më poshtë jepet shkurtimisht Lindja dhe Rënia e këtij Sekti.
1. 1991-2005: Veprimet latente të Sektit Rama…
Periudha 1991-2005, e analizuar në retrospektivë, mund të cilësohet si një periudhë e veprimeve dhe sjelljeve latente/të fshehta e të maskuara të individëve dhe qëndrave embrionale të organizimeve të ardhshme që gradualisht do të formonin “zemrën/bërthamën” e kupolës së Sektit. Disa individë të ish nomeklaturës së lartë, e vecanërisht “ideologë” të saj, do të ishin prezent në të gjithë momentet e transformimit të PPSH në PSSH për të mos lejuar devijimin nga strategjia e rimarrjes (të mishëruar në emertimin e Rilindjes) nën kontroll të partisë më të madhe në kushtet e reja të demokracisë kur të vinte momenti i përshtatshëm. Pinjollët e ish-nomeklaturës më të lartë do dërgoheshin në fillimet e demokracisë për të kryer studime jasht vëndit me një synim të dyfishtë, edhe të mos konsumoheshin gjatë periudhës së transformimit të PPSH por edhe të siguronin një “formim perëndimor” për tu përdorur kur të kërkohej angazhim i tyre aktiv. Po ashtu të gjithë zyrtarët e lartë a të mesëm dhe pinjollët e PPSH që kishin pasur mundësi tregëtie e biznesi, për shkak të pozicioneve në institucionet e tregëtisë së jashtme apo diplomacisë gjatë periudhës komuniste, do të ktheheshin në “kapitalistët e parë të suksesshëm” të demokracisë, madje duke zënë poste kyce a kontrolluar tregun e lirë; ata do të ishin edhe milionerët e më tej miliarderët e parë, të gatshëm për tju bashkëngjitur e sponsorizuar Sektin Rama, e më vonë qënë “krahu ekonomik e financiar” i tij. Të gjithë këto elementë, të lidhur ngushtësisht, edhe për shkak të lidhjeve politike, nepotike, miqësore, e tjerë mes tyre gjatë 50 vjetëve të rregjimit komunist, do të vepronin për një farë kohe në mënyrë latente me një objektiv që tashmë pas shumë vitesh duket i qartë: të merrnin në kontroll PSSH, trashëgimtaren e PPSH, të reformuar në kushtet e pluralizimit e sytë e komunitetit ndërkombëtar, të ruajtur si forcën kryesore politike e me mbështetjen më të madhe elektorale, dhe të gatshme për të fituar pushtetin e drejtuar vendin pasi Kupola e Sektit të kishte marrë nën kontroll drejtimin e PSSH.
2. 1998, fillimi i veprimit të fshehtë të Ramës brënda PSSH…
Me vendosjen e pluralizimit, PPSH u ballafaqua me 2 opsione: 1) të mbyllte misionin e saj duke u shpërndarë; apo 2) të ndryshonte emrin nga PPSH në PSSH dhe mbi themelet e saj të reformohej, në kushtet e pluralizimit, per tu shndërruar në një parti të tipit social-demokrat europian. Rruga e “transformimit gradual”, po ti referohemi “mbështetësve konservatorë” dhe “kundërshtarëve reformatorë”, u vendos nga të gjithë ata që në mënyrë latente e të fshehtë (kjo mund të thuhet aposteriori pas një analize retrospektive) nga të gjithë ata që sot janë pjesë e Kupolës së Sektit Rama. Natyrisht, për shkak të rrethanave dhe mungesës së një modeli transformimi apo njohurive prej aktorëve të dukshëm në krye të PSSH, nuk ishte në atë kohë e lehtë të dallohej, madje edhe sot është e vështirë të argumentohet, se brënda asaj që ishte e dukshme për të gjithë, kishte një veprim të qartë latent drejt një objektivi që do të fillonte të arrihej gradualisht në 1998 me futjen e Ramës në qeverinë socialiste, do të fitonte siguri për tu arritur në 2005 me vendosjen e Ramës në krye të PSSH, dhe do të bëhej realitet në vitin 2013 kur Rama do të ulej në karriken e Kryeministrit. Ky projekt 15 vjecar mesa duket kishte pasur edhe mbështetjen e një “qëndre gobale” që favorizonte kudo në botën ishkomuniste grupimet e majta apo individë, mundësisht me prejardhje e lidhje të fuqishme me ish-sistemin komunist.
3. 1998-2005, Rama eleminon Metën dhe Nanon, për të kapur kreun e PSSH…
Gjatë 15 vjetëve, PSSH, do të reformohej gradualisht, duke u bërë anëtare e Internacionales Socialiste dhe PSE. Ky transformim, nën drejtimin e Nanos do të kryhej nga tri grupime 1) intelektualët/profesorët pa parti e me formim perëndimor së bashku me të rinjtë e ardhur nga lëvizja studentore e 1991; 2) intelektualët, ish anëtarë të PPSH të rekrutuar në vitet 1980-1985 npo ashtu kuadër të “perestrojkës e gllasnostit”; dhe 3) trashëgimtarët e ish-nomeklaturës së lartë e të mesme të PPSH, që ishin shfaqur, në vitet e fundit të rregjimit komunist, më pak konservatorë se “garda e vjetër” e PPSH. Grupi i parë do të luftonte vazhdimisht e fuqimisht për një i) distancim të shpejtë e të thellë nga e kaluara dhe ii) një reformim radikal, të qënësishëm e të përshpejtuar, pa e kuptuar asnjëherë se do të ishte thjesht dhe vetëm maska e përkohshme e një projekti afatgjatë të një Sekti të fshehtë që priste momentin e volitshëm për tu shfaqur dhe për të vendosur nën kontroll “ish-pronën e tyre”. Grupi i dytë do karakretizohej nga sjellje pragmatiste, fillimisht skeptike ndaj cdo reformimi por në fund do të rrjeshtohej me reformatorët; shumica e anëtarëve të ketij grupimi do të ishin po ashtu të përkohshëm sepse ishin rekrutuar thjesht për tu përdorur si një maskë tranzitore. Grupi i tretë do të rezultonte frenues e refuzues pothuajse ndaj cdo reformimi radikal e të thellë, të cilin e shihte si rrezik për eleminimin e përfaqsuesve të saj apo që mund të shkaktonte devijim nga strategjia e Sektit. Në 1998, Rama, pasi kishte bërë shumë tentativa e përdorur lloj lloj marifetesh, do të afrohej në PSSH duke krijuar alibinë e thirrjes nga Nano për të qënë anëtar i qeverisë së tij. Nga të gjitha të dhënat rezulton se Rama kishte bërë të gjithë manovrat për tu bërë pjesë e PSSH dhe nisur fshehurazi projektin e Sektit të tij brënda PSSH. Rruga më e përshtatshme do të niste me drejtimin e Bashkisë së Tiranës që do të shërbente si trampolinë drejt marrjes së drejtimit të PSSH, në momentin kur PSSH të kalonte ne opozitë. Në këtë udhëtim drejt kreut të PSSH, Rama kishte dy pengesa të forta, Nanon, kryetar i PSSH dhe Metën, pasues natyral i Nanos. Fillimisht Rama u angazhua dhe u investua fuqimisht për largimin e Metës nga PSSH duke nxitur konfliktin Nano-Meta. Rama do të kishte një rol të rëndësishëm në “carjen” e parë të PSSH, që do të ndodhte në 2003 dhe që do të conte në largimin e Metës nga PSSH. Me largimin e LSI, Rama kishte “hequr qafe” njërën nga dy pengesat, Metën, në rrugën e tij drejt postit të kryetarit të PSSH. Pengesën tjetër, Nanon, Rama do ta hiqte qafe në vitin 2005, duke pasur aleatë “dinjitozë” LSI dhe lëvizjen Mjaft me ndihmën e të cilëve do të ndikonte mjaftueshmërisht në 2005 në humbjen e zgjedhjeve nga PSSH. Kjo do të pasohej me largimin e Nanos nga drejtimi i PSSH, gjë të cilën Rama e kishte projektuar.
4. 2005, Rama legalisht në krye të Sektit…
Në vitin 2005, PSSH humbet zgjedhjet dhe pas dorëheqjes së Nanos, në krye të PSSH vendoset Edi Rama, ish kryetar i Bashkisë së Tiranës, që ndërkohë kishte nisur të ngrinte “klientelën/klanin e tij” me tri përbërëse 1) biznesmenët e ndërtimit e të medias që ishin pasuruar me leje ndërtimi dhe tendera e privilegje nga buxheti i bashkisë, 2) zyrtarët, inspektorët e “sekserët” e bashkisë dhe 3) mjaftistët e më vonë G99-shat. Ky “rezervat” kishte filluar të formësohej që në vitin 2000 me vendosjen e Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës. Viti 2005, përmes “Politikës së re”, do të shënonte hapin e parë të ballafaqimit të projektit të Ramës me PSSH, me synim eleminimin e individëve me vlera, kontribute e reputacion të PSSH dhe fillimin e ndërtimit konkret të Sektit që do të mundësonte realizimin e interesave të Ramës, që lidheshin vetëm me fitimin e postit të kryeministrit dhe ndërtimin e një qeverie tërësisht klienteliste, e madje në thelb antisocialiste, që do të quhej Rilindje.
5. 2005-2013, Rama ndërton karabinanë e Sektit
Në vitin 2013, pas 8 vjetësh të Ramës në krye të PSSH, PSSH nuk do të ekzistonte më realisht, ndonëse emrin do t’a ruante thjesht për të mashtruar socialistët. Për të ruajtur përmasën elektorale por edhe për ta vendosur nën kontroll PSSH duke vënë në krye të saj njerzit e sektit të tij, Rama do të ndryshonte në themel strukturën e përbërjes së PSSH. Referuar PSSH së vitit 2005, Sekti i Ramës në vitin 2013 do të rezultonte me 1) ridimensionim/forcim të përbërëses “së trashëgimisë së ish-nomeklaturës së lartë komuniste” përmes afrimit të “pinjollëve” dhe 2) eleminim pothuajse të plotë të grupimit të parë të “profesoreve/reformatorëve” e dobësim ekstremal të grupimit të dytë të profesorëve “pragmatistëve”. Dy grupimet e eleminuara do të zëvëndësoheshin nga i) “shtylla” e interesave oligarkike, korruptive e banditeske dhe ii) “shtylla” e “mjaftistëve e më vonë g99-shave”. Kështu ruhej përmasa elektorale e PSSH e njëkohësisht ajo vihej në kontroll duke u drejtuar nga kupola e Sektit të cilin e udhëhiqte vetë Rama.
6. Tri “Shtyllat” mbi të cilat u mbështet Sekti…
Rama e ngriti Sektin e tij mbi tri shtylla. Shtylla “e trashëgimtarëve dhe pinjollëve”: në aspektin “ideologjik” (jo në kuptimin strikt të këtij termi sepse Rama nuk ka asnjë lloj idelologjie e besimi) bëhet fjalë për rikthim/rilindje të trashëgimisë puniste përmes afrimit të pinjollëve të ish-nomeklaturës së lartë komuniste, me synim forcimin e përfaqsimit të tyre dhe “rilindjen” e praktikave e sjelljeve autoritare. Shtylla e “interesave oligarkike, korruptive e banditeske”: në aspektin ekonomik e financiar, bëhej fjalë për strukturimin e interesave oligarkike dhe ngritjen e një klientele individësh të pasur e “të fortë”, deri me rekorde kriminale; kjo përbërese i duhej fillimisht për ta garantuar sponsorizimin financiar të projektit të tij dhe garantuar prioritetin pasuror e financiar ndaj kundështarëve të brëndshëm e të jashtëm. Shtylla “perverse”: në aspektin e reklamës, por mbi të gjitha në funksion të krijimit të një “rezervuari” për furnizimin e qeverisë e të administratës publike me burime njerzore; Rama do të orientohej nga individët më atipikë e perversë të ishorganizatës Mjaft dhe G99. Rama është krijuesi dhe lideri i tyre shpirtëror ndërkohë që ai vetë ndjehet “komfortabël” vetëm në shoqërinë e tyre. Kjo komponente do të “shitej” ndërkombëtarisht si “vlerë bashkohore”.
7. 2013-2017, Sekti Rama në pushtet, fillimi i fundit dhe shporrja e tij…
Sekti Rama erdhi në pushtet në vitin 2013, ndonëse mori më pak mandate se në zgjedhjet e 2009, të cilat Rama i kontestoi thjesht për të mos u larguar nga drejtimi i PSSH. Qeveria e Sektit Rama do të përbëhej vetëm nga anëtarë apo përfaqsues të Kupolës së Sektit, të gjithë pa asnjë eksperiencë drejtimi dhe me nivel politiko-profesional mediokër, dhe Kukulla, që askush nuk i kishte njohur më parë, por të gjithë do të shquheshin për klientelizmin dhe servilizmin ekstrem. Kjo do të emërtohej Rilindje. Vetëm pas disa muajsh qeveria Rama do të vihej në shënjestër për skandalet e korrupsionit dhe paaftësinë për të menaxhuar sektorët e ndryshëm të qeverisjes. Qeveria Rama, për një kohë të shkurtër do të vendoste nën kontroll biznesin e madh, median, shoqërinë civile dhe do të ndërtonte një strategji të vendosjes nën kontroll për një kohë sa më të shkurtër të sistemit të drejtësisë. Përmes një mekanzimi korruptiv Rama do të siguronte mbështetjen edhe të disa lobistëve, zyrtarëve/përfaqsuesve të disa vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare që përgatisin raporte për Shqipërinë me synimin për të heshtur ndaj keqqeverisjes, rritjes galopante të korrupsionit, krimit të lidhur me qeverisjen dhe së fundmi të kultivimit masiv të kanabisit dhe narkotrafikut. Për shkak të veprimeve të fuqishme të opozitës që do të shkonin deri në bojkotimin për 6 muaj të kuvendit. Parlamenti Europian do të detyrohej të pranonte se kuvendi i Shqipërisë ishte i kriminalizuar, pra që Rama kishte ardhur në pushtet me ndihmën e një grupi deputetësh me rekorde të tmerrshme kriminale; kjo do të ishte goditja e parë e fuqishme e Sektit Rama. Opozita do të arrinte të sensibilizonte të gjithë shqiptarët por edhe partnerët strategjikë se Shqipëria drejtohej nga një rregjim i interesave të oligarkisë, krimit dhe banditizmit. Me qytetarë të varfëruar në ekstrem dhe të nënshtruar nga frika e veprimet policore, me një kupolë të pasuruar në nivele të paimagjinueshme përmes parave të korrupsionit, krimit dhe kanabisit dhe duke pasur kontrollin e plotë të biznesit të madh, shoqërisë civile dhe të medias, Shqipëria mund të thuhet pa hezitim se po drejtohej nga një rregjim autoritar i një pakice oligarkike. Gradualisht vendi po rrëshqiste në një gjëndje katastrofike ekonomike dhe qytetarët e pashpresë filluan të largoheshin masivisht nga vendi. Opozita politike e institucionale do të ishte e vetmja shpresë për shqiptarët ndonëse Rama, pa ja mundur, u përpoq për ta dobësuar dhe fragmentuar atë, e madje deri për ta kthyer në fasadë. Ndërkohë komuniteti ndërkombëtar, në rastin më të mire, iu përgjigj kësaj situate me heshtje apo me reagime të ndrojtura. Zgjedhjet e përgjithshme po afronin, ndërkohë që Rama kishte testuar në disa zgjedhje të pjesshme, modelin e manipulimit të zgjedhjeve përmes blerjes së votave me paratë e korrupsionit, krimit e kanabisit dhe kërcënimit të votuesve përmes individëve të pushtetshëm me rekorde kriminale, për të kthyer në fasadë opozitën, për të përcaktuar aleatët fasadë dhe për të qeverisur i vetëm vendin, madje duke eleminuar edhe aleatin “king maker” LSI. Ky do të ishte edhe fillimi i fundit të këtij Sekti. Dhe shqiptarëve në protestë do tju vinte në këto momente në ndihmë edhe fitorja historike e anti-establishmentit në SHBA i cili do të shënonte fillimin e një ere të re që do të ndihmonte për të prerë zgjatimet e establishmentit edhe në Ballkan e Shqipëri. Fatmirësisht kjo konjukturë e re globale do të vinte kur opozitës i kishte mbetur e vetmja rrugë e vështirë, e bashkimit me qytetarët në protestë dhe e përballjes masive me rregjimin oligarkik e kriminal të Sektit Rama. Më 18 Shkurt 2017 shqiptarët do të dilnin në rrugë për të mos u kthyer në shtëpi pa siguruar zgjedhjet e lira e të ndershme që do tju mundësonin largimin nga drejtimi i vëndit të Sektit Rama. Kjo tanimë po ndodh dhe pas disa javësh Shqipëria do të shporrë përfundimisht sektin më të rrezikshëm të këtyre 25 viteve demokraci dhe më së fundmi shqiptarët do të clirohen nga Sekti Rama.
Please follow and like us: