Celibashi: KQZ nuk zgjidh krizën, zbaton ligjin
“Sidoqoftë, edhe në këto rrethana, anëtarët e KQZ-së kanë për detyrë të zbatojnë ligjin e vetëm ligjin; ata nuk kanë për detyrë të zgjidhin kriza të krijuara nga politika”, tha ai.
I pyetur nga Nano, nëse anëtarët e KQZ-së mund t’u binden urdhërave të partive për ta braktisur këtë institucion, në mënyrë që kështu ta bllokojnë fare procesin elektoral, Celibashi tha se “normalisht, anëtari i KQZ-së nuk ka pse t’u bindet urdhërave të tillë, por në praktikë nuk e di se ç’mund të ndodhë; varet nga integriteti i anëtarit të KQZ-së”.
Duke u kthyer pas në kohë, Celibashi kujtoi që ka administruar të parat zgjehdje ku u bë kalimi paqësor i pushtetit në Shqipëri.
“Kjo erdhi edhe për shkak të kryeministrit të atëhershëm që, kur humbi, dha dorëheqjen e u largua: janë ca që thonë se ai u largua ngaqë ishte i papërgjegjshëm, por unë mendoj të kundërtën: ai u largua pikërisht se ishte i përgjegjshëm”.