Albspirit

Media/News/Publishing

Trumpi kishte mbështetjen e Merkelit dhe May

Trumpi ka biseduar me kancelaren Merkel dhe kryeministren May, para sulmeve në Siri. Ai ka pasur mbështetjen e këtyre vendeve.

Angela Merkel dhe Theresa May kanë mbështetur ndërhyrjen amerikane në bazën ushtarake siriane, Al Shairat, kumtoi Shtëpia e Bardhë. Të tre politikanët – Trump, Merkel dhe May – ishin dakord për sulme ndaj pozicioneve të ushtrisë siriane të presidentit Bashar al-Assad. Si pasojë e sulmit të forcave të ushtrisë siriane, në Chan Schainum janë vrarë të paktën 87 civilë. Gjatë këtij sulmi janë përdorur gazra helmuese kimike. Qeveria në Damask ka hedhu poshtë këto pohime dhe përgjegjësinë për këto sulme.

Në Londër është kumtuar se May dhe Trump do të përpiqen të bindin Kremlinin se “partneriteti i përjetshëm me Assadin nuk është në interesin strategjik të Moskës”. Vizita e ministrit të Jashtëm amerikan Rex Tillerson në Moskë këtë të martë është një rast i mirë që të vendosen themelet për një zgjidhje të përhershme, thuhet në Londër. Presidenti amerikan ka falënderuar Theresy May për mbështetje. Ndërsa zyra e Kancelarisë në Berlin nuk është deklaruar për telefonatën mes Merkelit dhe Trump. Të premten Merkel e ka quajtur sulmin amerikan të “kuptueshëm”.

USA Donald Trump und Angela Merkel (picture-alliance/NurPhoto/C. May)

“Sulmi amerikan ishte i kuptueshëm”

Koordinatori i Qeverisë gjermane për bashkëpunim transatlantik Jürgen Hardt tha se sulmet amerikane ndaj bazës siriane ka qenë i kutpueshëm dhe i arsyeshëm. “Nuk ka dyshim që sulmet me gaz janë kryer nga pozicionet e ushtrisë siriane”, tha Hardt, për gazetën “Passauer Neuen Presse”. Hardt mendon se sulmi është kryer në përputhje me të drejtën ndërkmbëtare. “E drejta ndërkombëtare ofron mundësinë që të denohen veprimet ekstreme, siç ishte sulmi me gaz kimik”, thotë ai.

Hardt shtoi se Donald Trump ka dëshmuar se është një partner i llogaritshëm. “Tani e kemi të qartë se Presidenti amerikan është i gatshëm të shfrytëzojë kapacitetet e fuqisë ameriken. Trumpi po vazhdon rrugën e presidentëve të mëparshëm amerikan dhe dëshmon rëndësinë e fuqisë amerikane në botë”, thotë ai.

Please follow and like us: