Albspirit

Media/News/Publishing

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, të hënën viziton Tiranën

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel do të zhvillojë një vizitë në Serbi dhe Kosovë ku do të informohet me gjendjen dhe shkaqet që kanë shkaktuar tendosjet e fundit atje. Serbia edhe nëntë vjet pas shpalljes së pavarësisë e konsideron Kosovën pjesë të saj dhe pohon se nuk do të njohë kurrë pavarësinë e shpallur në vitin 2008. Ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian ka dhënë rezultate në dialog, por shumë marrëveshje nuk janë realizuar deri në fund. Në Kosovë edhe më tej ka rreth 550 ushtarë gjermanë, të cilët në kuadër të KFOR-it, kujdesen për paqen dhe stabilitetin e saj.

Gabriel: Rruga evropiane mbetet e hapur

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel në Beograd do të takohet sot (e mërkurë) me kryeministrin aktual dhe presidentin e ardhshëm të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili po përballet me protesta masive për shkak të “manipulimit të zgjedhjeve presidenciale”. Mijëra protestues në Beograd dhe rreth 20 qytete të tjera kanë kërkuar largimin e Vuçiç nga pushteti, me shpjegimin se zgjedhjet janë manipuluar. Pasdite Gabriel dhe Vuçiç do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Më pas Gabriel do të vizitojë edhe Kosovën. Agjenda nuk është konfirmuar ende, por bëhet e ditur se do të bisedoje me përfaqësuesit vendorë dhe ndërkombëtarë. Ndërsa të hënën do të shkojë për vizitë edhe në Tiranë, e cila po përballet me krizë politike.

“Ne duam që të mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor, në rrugën e tyre drejt funksionimit të shtetit juridik, stabilitetit dhe mirëqënies”, theksoi Gabriel. “Bashkëbiseduesit e mi do t’i sigurojë se rruga e anëtarësimit në BE mbetet e hapur, nëse bëjnë përparime dhe vazhdojnë të realizojnë reformat, në vend të tendosjeve dhe përçarjeve”.

Please follow and like us: