45 parti janë regjistruar për zgjedhjet e qershorit
45 parti janë regjistruar për zgjedhjet e 18 Qershorit. Ky ishte dhe numri zyrtar i partive në raportin e KQZ-së së mbledhjes së sotme.
Denar Biba bëri me dije edhe faktin se ka përfunduar afati për regjistrimin e partive të tjera.
Sot u regjistruan edhe 13 parti të tjera, ndërsa rreth 27 parti opozitare nuk janë bërë ende pjesë e garës elektorale pasi kërkojnë krijimin e qeverisë teknike.
“Janë parti që kanë depozituar aktet brenda afatit por ka vazhduar procedimi i materialit ndaj dhe regjistrohen ditën e sotme. Afati ka përfunduar. 45 parti të regjistruara përfundimisht”- tha Biba.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Kavajë do të prodhohen 62.937 fletë votimi ndërsa u caktuan edhe disa qendrave të votimit në ndërtesa private.