Hahn dhe Mogherini, deklaratë të përbashkët për krizën në Tiranë
Komisioneri për Zgjerimin i BE Johannes Hahn dhe komisionerja për Politikë të Jashtme Frederica Mogherini kanë dalë me një deklaratë të përbashkët sot në lidhje me situatën politike në Shqipëri.
“Shprehim keqardhjen per bojkotin parlamentar dhe faktin se opozita nuk është regjistruar ende.
Qytetarët meritojnë të kenë një lidership të përgjegjshëm. Ne i bëjmë thirrje sërish politikanëve që të sillen në mënyrë të përgjegjshme, në respekt të institucioneve dhe të hapin rrugën për zgjedhje demokratike, në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e zyrtarëve të lartë të BE-së.
“U bëjmë thirrje partive që të përfundojnë formimin e institucioneve të vettingut. Sulmi i reformës në drejtësi dhe jo implementimi i saj, me monitorimin e ngushtë të ONM-së, dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.
Në vijim deklarata thekson se pritet që deputetët të jenë në shërbim të popullit shqiptar, që vazhdon të kërkojë që vettingu i nisur dhe reforma në drejtësi të implementohen, si një hap jetik për anëtarësimin e vendit në BE.