Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Nuk shqetësohem nëse parlamenti i ri mbetet pa opozitë

Edi Rama, duke dalë nga Kuvendi, është shfaqur shumë i qetë para gazetarëve dhe shumë i sigurt në qëndrimet e tij. Pavarësisht situatës politike dhe zërave ndërkombëtarë, Rama është shprehur se nuk ka krizë politike, por thjeshtë situatë dramatike e PD-së. I pyetur për presidentin, ai u tha se presidenti do të përcaktohet nga koalicioni qeverisës, por është i hapur edhe për palët e tjera të gjejnë vendin e tyre.

Shoh krizë dramatike të PD për të cilën jemi të shqetësuar dhe të kontribuojmë që të dalë nga qerthulli ku ka hyrë. Nuk kam asnjë shqetësim për ecurinë e mëtejshme të procesit të reformave, bashkëpunimit e partneritetit që do të konfirmohet në momentin e duhur sipas pikëpamjes sime. Ky vend ka zot dhe zot është populli sovran që në 18 qershor duhet të bëjë zgjedhjen e tij”- u shpreh kreu i qeverisë.

Rama jo vetëm përforcoi qëndrimin e tij se do të futet në zgjedhje pa opozitën, por u shpreh se nuk shqetësohet nëse parlamenti i ri mbetet pa opozitë. “Nuk shqetësohem fare që parlamenti i ri do të mbetet pa opozitë”, tha Rama.

Please follow and like us: