Albspirit

Media/News/Publishing

Këshilli i Europës rrëzon kandidaturat shqiptare për Strasburgun

Këshilli i Europës ka rrëzuar tre emrat e propozuar si kandidatë për gjyqtar në Strasburg.

Aleksandër Muskaj, Aurela Anastasi dhe Sokol Berberi ishin emrat e propozuar nga qeveria shqiptare.

KE i refuzon kandidatët vetëm për dy arsye: Procedura  të pandershme në përzgjedhje ose mosplotësim të kriterit profesional apo integritetit moral nga kandidatët.

Është hera e dytë që Brukseli rrëzon listën e kandidatëve të përcjellë nga Tirana.

Në të njëjtën kohë bëhet e ditur se qeverisë i është kërkuar të dërgojë tre kandidatura të tjera.

Qeveria shqiptare përzgjodhi pak kohë më parë tre kandidatët për postin e anëtarit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Nga tre emrat e propozuar nga qeveria shqiptare do të përzgjidhet një kandidat, i cili do të zëvendësojë gjyqtarin aktual shqiptar, Ledi Bianku.

Këshilli i Europës ftoi qeverinë shqiptare që të paraqiste brenda datës 26 gusht, 3 kandidatura për postin e anëtarit të Gjykatës së Strasburgut, pasi më 31 janar të vitit 2017 përfundonte mandati i gjyqtarit të vetëm që ka Shqipëria në GJEDNJ.

Gjyqtarët shqiptarë që emërohen në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut shqyrtojnë kryesisht ankimimet e qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë të drejtën e tyre për çështjet pronësore, pasi u është mohuar e drejta në shkallët e gjyqësorit vendës.

Please follow and like us: